Kryeparlamentarja e re e Shqipërisë nuse në familje maqedonase!

Lindita Nikolla lindi në Tiranë, më 22 Tetor 1965. Ajo është e martuar me Ligor Nikollën dhe ka një vajzë që quhet Livia. Në vitin 1989 ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, dega Matematikë, Universiteti i Tiranës.

Në vitin 2006 ka përfunduar Akademinë për Udhëheqësi dhe Reformë pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (NDI) në Tiranë dhe në qershor të vitit 2008 ka kryer Akademinë mbi Policimin Komunitar dhe Qeverisjen Vendore në Universitetin e Pitsburgut, SHBA.

Nikolla ka kryer gjithashtu një sërë kualifikimesh në menaxhimin e shkollës dhe mësimdhënien e matematikës, si dhe për fuqizimin e gruas në vendimmarrje. Nikolla zotëron gjuhën angleze dhe njeh gjuhën frënge e atë italiane.

Ajo ka hyrë në politikë në vitin 2003, ashtu që gjatë karrierës së saj në 2013 u emërua Ministre e Arsimit dhe Sportit.

Familja e saj

Lindita Nikolla është e martuar me Ligor Nikollën, dekan i Fakultetit të Inxhinierisë së Matematikës dhe Fizikës. Ata janë prindër të një vajze te quajtur Livia.

Tre vite më parë gjatë kohës si ministre, homologia e saj nga Maqedonia, ish-ministrja e arsimit,Renata Deskoska, kishte nxjerrë një ‘sekret’ të saj, teksa kishte publikuar një foto me Nikollën gjatë takimit të tyre, në një status të saj shkruante se ministrja shqiptare është nuse maqedonase dhe e flet shumë mirë gjuhën maqedonase.

“Me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Shqipërisë – Lindita Nikola, e cila si nuse maqedonase, që është di të flasë shumë mirë gjuhën maqedone!”, ka shkruar Renata Deskoska teksa kishte publikuar një foto të të dyjave.