“Kryeqyteti shqiptar është një perlë”, Air France zbulon 12 destinacionet e verës

Tirana konsiderohet si një nga 12 destinacionet më të mira këtë verë për t’u zbuluar nga turistët.

Kompania e njohur franceze e fluturimeve, Air France e cilëson Tiranën në platformën mediatike “EnVols” “një perlë të vogël” që nuk duhet humbur këtë verë.

“Atmosfera e gjallë e qytetit, ndërtesat e tij shumëngjyrëshe dhe tarracat plot lëvizje e bëjnë atë një qytet që ia vlen ta shihni vetë”, thuhet në artikull.