Kryeredaktori dhe redaktori i TV21 u morën në bisedë informative

Picture of Ina Online
Ina Online

19/03/2025

Këtë mbrëmje në Stacionin Policor në Qendër, në bisedë informative pas tubimit të madh në sheshin “Maqedonia”, janë ftuar kryeredaktori i TV21, Eroll Shakiri dhe gazetari dhe redaktori i lajmeve, Jovica Paunoski, transmeton TV21.

Sqarimi i policisë ishte se ata kanë shkuar “live” me pamje nga droni i cili ka rënduar më shumë se sa lejohet. Në Stacionin Policor, krahas policisë ka qenë edhe inspektorë nga Agjencia për Siguri Kombëtare.

Me dëshminë e tyfe për ngjarjen kanë dalë pikërisht kolegët, të cilët potencuan se MPB i ka vizituar dhe më pas i ka marrë dokumentet e nevojshme, ku pas një kohë të shkurtër sërish janë kthyer dhe i kanë ftuar në bisedë informative.

“Praktikisht kemi shfrytëzuar dron sikurse dy-tre vitet e kaluara, me qëllim që të paraqesim pasqyrën reale dhe atë çfarë paraqet interes publik dhe qytetarët të jenë në kohë të informuar. Problemi i cili është paraqitur, është se jemi njoftuar se ka ndalesë të tërësishme për fluturim të çfarëdo lloj të dronëve në territorin e Shkupit, Shtipit dhe Koçanit”, tha kolegu ynë Jovica Paunovski.

Siç thuhet, kumtesë për ndalesë aktive në Shtip dhe Koçan është marrë pas 10 minutash, pasi veç më ishin ftuar në Stacion Policor, pas çfarë kanë marrë informacion se e njëjta do të plotësohet dhe azhurnohet.

“Shfrytëzuam dron i cili është nën 245 gram, i cili me ndryshimet e fundit të ligjit, të cilat me gjasë janë miratuar në muajin janar, ato parametra ligjor janë zbritur dhe tani droni mund të fluturojë pa deklaratë të veçantë dhe leje vetëm për 200 gram”, tha Paunovski.

Këtu është ndërlidhur edhe Shakiri, i cili tha se TV21 gjithmonë ka punuar bazuar në ligj dhe asnjëherë nuk e ka shkelur ligjin.

TË FUNDIT

Ky është banori më i ndjekur në rrjetet sociale pas “BBVA4”?

Si asnjëherë më parë, zbuloni ku do ta shohim Egli Takon në ekranin e Top Channel

VIDEO/ Gjesti iu bën thirrje fansave: Midis Tirone, krejt nubat…

Mexhiti: Kisha ofertë për ta ndarë VLEN-in, më thanë hajde në BDI, Ahmeti do të pensionohet e marrim partinë

Faton Ahmeti: Zgjedhjet e parakohshme e vetmja mënyrë për të ndalur poshtërimin e mëtejmë të shqiptarëve

Libri i historisë për klasën e shtatë në Maqedoninë e Veriut,me fyerje të rënda kundër kombit shqiptar në hapësirën etnike

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË