Kryesia e LSDM sonte vendos për propozimet e VMRO-DPMNE-së

INA
INA

9 Qershor, 2023

Sonte në ora 19:00 është caktuar seanca e Kryesisë Qendror të LSDM-së, në të cilën pritet të harmonizohet qëndrimi rreth negociatave me VMRO-DPMNE-në për ndryshimet kushtetuese.

Për konkluzionet e seancës publiku do të njoftohet pas përfundimit të saj, theksuan nga LSDM, përcjell INA.

Zëdhënësi i partisë, Darko Kaevski, tha sot se në seancë do të diskutohet për mënyrën dhe rrjedhën e diskutimit, bisedimeve dhe debatit me VMRO-DPMNE-në.

“Edhe një herë do të theksojmë se është mirë që Hristijan Mickoski dhe VMRO-DPMNE pajtohen për amendamentet kushtetuese, sepse me këtë bashkërisht do të kontribuojmë në përmbushjen e aspiratës dekadash të qytetarëve dhe diçka që ua kemi borxh qytetarëve, që është rruga evropiane e shtetit. Siç e përmenda edhe më parë, presim që bisedimet të vazhdojnë në kahje pozitive dhe bashkërisht të presim gjithçka që na pret dhe që duhet bërë për rrugën evropiane të vendit”, tha Kaevski.

Ai shtoi se për ta është i pranueshëm efekti i vonuar i ndryshimeve kushtetuese deri në mbajtjen e seancës së dytë ndërqeveritare dhe kjo është edhe në kuadër të negociatave.

VMRO-DPMNE kërkon që ndryshimet kushtetuese për hyrjen e bullgarëve të hyjnë në fuqi në momentin kur Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së, në mënyrë që të mos ketë kushte shtesë nga pala bullgare. Por një kusht tjetër është një Qeveri pa BDI deri në zgjedhjet e radhës.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

pensionist

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

bilall kasami

Kasami: Nuk do të votojmë për ndryshimet Kushtetuese, kërkojmë të hiqet 20%

iphone dyqan

Sa rroga nevojiten për iPhone 15 në Maqedoni dhe në rajon

market

AUV: Ushqimi që importohet në RMV – i sigurtë!

supermarketet-800x445

Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!

IMG_5646

Policia e Kosovës me dëshmi të reja: ja ku dhe si u përgatit sulmi (VIDEO)

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

INFO

NA NDIQ