Kryetari Arifi siguronë Abetaren mbarëkombëtare për të gjithë filloristët e komunës së Preshevës (Foto)

0

Vullneti për të siguruar tekstet shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës nga i pari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi edhe njëherë po kurorëzohet me sukses. Arifi përveç angazhimit për tekstet shkollore ka bërë edhe një hap të rëndësishëm në këtë drejtim duke i siguruar të gjith filloristëve Abetaren mbarëkombëtare të cilën edhe personalisht ua dhuroi gjeneratës më të re e cila nesër do të jetë ardhmëria e kësja komune.

Në profiling e tij Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi ka shkruar:

Sot pata kënaqësinë të jem prezent në mesin e nxënësve të Shkollës Fillore: “Prof Ibrahim Kelmendi” në Preshevë. Pasi arritëm të sigurojmë shumë tekste shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit tanë, në mesin e tyre është edhe Abetarja mbarëkombëtare. Duke e konsideruar rëndësinë e madhe që ka ky libër për filloristët tanë, vendosëm që për këtë vit shkollor të gjithë filloristëve të Komunës sonë, t’ua sigurojmë Abetaren, si libër të parë në mësimin e shkronjave të alfabetit tonë. Në kuadër të kësaj vizite, shfrytëzuam rastin t’i inspektojmë punimet nga afër që po realizohen në renovimin e plotë të objekteve të kësaj shkolle, projekt i fituar nga Zyra për zhvillim ekonomik pranë Administratës komunale në Preshevë. Drejtorisë së re të shkollës i uruam sukses dhe i ofruam përkrahje në ngritjen e cilësisë së kushteve dhe procesit edukativo-arsimor, siç e meriton më së miri ky tempull i dijes, nga i cili do të edukohen e arsimohen gjeneratat e reja të komunës sonë, ka shkruar Arifi./presheva.com/