Kryetari i ASH-së, Taravari takoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani

Iliria News Agency
Iliria News Agency

26 Prill, 2023

Në kuadër të vizitës së saj në Republikën e Maqedonisë së Veriut, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari i shoqëruar nga deputeti Adnan Neziri dhe nënkryetarja Bujare Abazi, realizoi sot një takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Omsani – Sadriu.

“Në takim këmbyem mendime për marrëdhëniet biltarale, gjendjen në të dyja vendet, për të ardhmen dhe zhvillimin e përbashkët ekonomik, lidhjen infrastrukturore, procesin euro-integrues, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me rajonin, agresionin rus në Ukrainë dhe implikimet në rajon”, theksoi kryetari Taravari pas takimit.

Kryetari i ASH-së, uroi presidenten Osmani-Sadriu për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe pjesëmarrjen e Kosovës në formate dhe mekanizma të ndryshëm rajonalë dhe ndërkombëtarë.

Taravari njoftoi, po ashtu, se me presidenten Osmani kanë biseduar edhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe implementimin e marrëveshjeve mes tyre, gjë që do të kontribuonte për një rajon më stabil dhe më afër portave të Bashkimit Evropian.(INA)

https://www.facebook.com/100044467238047/posts/pfbid0EKhAEKgEsjRq8eZ4GXW8VBKbtAvGt9wp651jFXoNPY8DAfLRr1XMwmcBzUzrinccl/?mibextid=cr9u03

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

grubi opinion

Grubi për “Opinion”: Albin Kurti të merr “mësim” nga Ali Ahmeti

besar-durmishi

Durmishi: Grubi paska ardhur në Tetovë që të mësohet si shtrohet asfalti! (FOTO)

ambulanca shqiperi

Shqipëri, humb jetën në lokal 60-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, dyshimet e para

edi rama

Rama i përkrah kërkesat e BE-së për veriun: Shpresoj të përfundoj ky konflikt absurd

borell vjosa osmani vucic macron scholz

Edhe Borrell kërkon zgjedhje: Nëse nuk zbatohen tri kërkesat, do të ketë pasoja serioze

biden rrezohet

VIDEO/ Rrëzohet në tribunë Presidenti i SHBA-së Joe Biden

kiev-naten

Rusia sulmon Kievin me raketa

Rrahim musliu

Arrestohet mërgimtari në Serbi vetëm pse mbante flamurin kuq e zi

shqiptaret maqedoni perfaqesuesja

Tetë shqiptarë në listën e Maqedonisë për ndeshjet e muajit qershor (LISTA)

INFO

NA NDIQ