Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj, mirëpret Mozzikun për promovimin e albumit në këtë komunë

0

Reperi i njohur kosovar, Mozzik ka nisur një turne promovues nëpër të gjitha qytetet e Kosovës, për të shpërndarë falas albume me autografe për fansat e tij.

Ai do të ndalojë në disa qendra gjatë ditës së shtunë dhe të dielë, e në orarin e së shtunës është Komuna e Deçanit.

I pari i kësaj komune, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook publikoi fotografitë e autobusit të turneut të Mozzikut, duke i dëshiruar mirëseardhje reperit nga Ferizaj.

Ramosaj bëri të ditur se maskat dhe distancimi social do të jenë kusht për fansat që në qendër të Deçanit, do të presin ardhjen e reperit.

Rap Artisti MOZZIK sot dhe nesër ka një super aktivitet nëper disa qytete të Kosovës dhe njera nder to kemi fatin…

Gepostet von Bashkim Ramosaj am Samstag, 8. August 2020