Kryetari i Fushë Kosovës mirëpriti përfaqësuesin e Komunitetit Shqiptar të Luginës

Picture of Ina Online
Ina Online

08/06/2025

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha, priti në zyrën e tij Muharrem Salihu, përfaqësues i komunitetit shqiptar nga Lugina e Preshevës, Medvegja dhe Bujanoci, si dhe president i organizatës humanitare AFEDS. Kjo organizatë ka si mision adresimin e shkeljeve sistematike të të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon, veçanërisht përmes denoncimit të represionit administrativ dhe pasivizimit të adresave nga autoritetet serbe, njofton komuna e Fushë Kosovës.

Muharrem Salihu, një afarist i suksesshëm dhe pronar i 12 restoranteve dhe hoteleve në qytetin e Venecias, Itali, është gjithashtu kandidat për deputet në Parlamentin Evropian në zgjedhjet e vitit 2024, përfaqësuar nga shteti i Italisë.

Vizita e tij kishte për qëllim shprehjen e mirënjohjes ndaj Kryetarit Burim Berisha dhe institucionit komunal për përkrahjen e vazhdueshme ndaj komunitetit shqiptar të zhvendosur nga Lugina e Preshevës, Medvegja dhe Bujanoci, të cilët pas luftës kanë gjetur strehim dhe mbështetje në Komunën e Fushë Kosovës.

Të dyja palët u dakorduan për intensifikimin e bashkëpunimit dhe përkrahjes institucionale në të ardhmen, me qëllim të fuqizimit të pozitës së këtij komuniteti dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre themelore. (INA)

TË FUNDIT

Gjeneral Demiraj takim me Kurtin: Koha për doktrinë të re ushtarake!

Bota vjen në Shqipëri – numër rekord turistësh në vetëm një muaj

Asnjë armë bërthamore për Iranin!’ – Netanyahu paralajmëron dhe feston fitore

Regjistrohet tërmet në Maqedoni

Gold AG: Ka shqiptarë akoma që e dëgjojnë Cecën, i kam fshirë nga Facebook

Pacolli: VV-ja i ka numrat për formimin e Qeverisë, por nuk i zbulojmë emrat

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË