Kryetari i Haraçinës dhe ai i Likovës i reagojnë Limanit

Picture of Ina Online
Ina Online

24/12/2024

Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi dhe ai i Likovës, Erkan Arifi i kanë reaguar ministrit Fatmir Limani pasi ky i fundit tha se, po pret falje publike nga kryetarët e komunave e më pas do të hapen çerdhet. Kryetarët e komunave thane se, dënojnë deklaratën e Limanit që ka kushtëzuar hapjen e çerdheve publike me një kërkim-falje publike ndaj tij. Ata thonë se veprimi I ministrit është abuzim flagrant me detyrën zyrtare ndërkohë që i bënë thirrje Prokurorisë Publike që të veprojë, ndërsa tutje njoftuan se, po shqyrtojmë ngritjen e padive penale ndaj ministrit.

“Prokuroria të vepron!

Ne, kryetarët e komunave të Haraçinës dhe Likovës, dënojmë ashpër deklaratën e Ministrit të për punë dhe politikë sociale, i cili ka kushtëzuar hapjen e çerdheve publike në komunat tona me një kërkim-falje publike ndaj tij.

Ky veprim përbën abuzim flagrant me detyrën zyrtare dhe tregon qartë qëllimet e tij për të vendosur interesa personale dhe politike mbi mirëqenien e fëmijëve tanë. Refuzimi për të firmosur hapjen e çerdheve në Haraçinë dhe Likovë është një akt diskriminues dhe i papranueshëm, që pengon të drejtën e qytetarëve për akses në shërbime publike thelbësore.

Ky veprim është në kundërshtim të plotë me ligjin dhe etikën që duhet të udhëheqë punën e një zyrtari publik.

Në këtë drejtim, ne bëjmë thirrje Prokurorisë Publike që të ndërmarrë veprime dhe të hetojë këtë abuzim të hapur të pozitës zyrtare.

Gjithashtu, ne po shqyrtojmë ngritjen e padive penale ndaj Ministrit për shkelje të detyrës zyrtare dhe pengim të ushtrimit të funksioneve institucionale në shërbim të qytetarëve.

Fëmijët tanë dhe familjet e komunave të Haraçinës dhe Likovës nuk duhet të jenë viktima të lojërave politike apo të kapriçove personale të askujt.

Ne do të mbrojmë të drejtat e qytetarëve tanë me çdo mjet ligjor dhe do të vazhdojmë të luftojmë për mirëqenien dhe interesat e tyre”, thuhet në reagimin e kryetarëve të komunave.

Çerdhja në Haraçinë nuk po hapet! Limani pret kërkim falje nga Ibraimi, fëmijët viktimë e inateve personale

Objekti është gati, por çerdhja nuk po hapet në Haraçinë. Siç duket kjo po ndodh për shkak inateve personale. Ministri për Punë Sociale dhe Demografi Fatmir Limani, thotë se pa kërkuar falje publike Kryetari i Komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimi që e ka quajtur “ministër jo legjitim” nuk do të jep nënshkrime për punësim.

Por, kryetari i Harçinës Ridvan Ibrahimi tha se falje duhet t’iu kërkohet 20 mijë banorëve të Haraçinës, të cilët nuk po kanë çerdhe për fëmijë në komunën e tyre.

Jo vetëm në Haraçinë, por janë edhe 4 çerdhe tjera të cilat janë ndërtuar si në Çair, Mateç, Tetovë dhe Tearcë, por asnjëra nuk po hapet.

TË FUNDIT

Norvegjia heq VAR-in? Shumica e klubeve mbështesin iniciativën

Napoli interesohet për Zhegrovën, nis kontaktet me Lille

Fetai: Anti-korrupsioni ka hapur lëndë për Skender Asanin! Të hetohen dyshimet për abuzime!

Eurokomesarja Kos: Shpresoj që Maqedonia e Veriut do ta ndërroj Kushtetutën

Resorti 1.4 miliardë euro në Sazan i dhëndrit të Donald Trump merr statusin e Investitorit Strategjik

Luizi këndo arabisht (video)

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË