Kryetari i Himarës, Beleri dënohet me dy vjet burgim për blerje votash

ina-online
ina-online

05/03/2024

Gjykata e Posaçme e Shqipërisë e ka dënuar të martën me dy vjet burgim kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, pasi e shpalli fajtor për blerje votash në zgjedhjet vendore të vitit 2023.

Beleri, nga pakica greke, u arrestua më 12 maj të vitit 2023, dy ditë para se të mbahej votimi në zgjedhjet vendore për kryetarët e bashkive dhe këshillat bashkiake në Shqipëri.

Policia në atë kohë deklaroi se Beleri dhe tre bashkëpunëtorë të tij u arrestuan nën dyshimet se u kishin ofruar të holla personave të ndryshëm për të blerë vota.

Greqia i kishte bërë thirrje Shqipërisë ta ndalte procesin gjyqësore kundër Belerit, duke thënë se ai mund të ndikonte në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian.

Por, kryeministri Edi Rama kishte theksuar se kjo ishte çështje e drejtësisë dhe jo e politikës.

Beleri i fitoi zgjedhjet, por nuk ka mundur të betohej si kryebashkiak derisa ndodhej në paraburgim, pasi Gjykata nuk e kishte pranuar kërkesën e tij.

Pas vendimit të shkallës së parë, Beleri ka drejtë që brenda 15 ditësh të ankohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Prokuroria e Posaçme kishte kërkuar për Belerin dy vjet e gjashtë muaj burg. Ashtu si në çdo seancë edhe gjatë vendimit, procesi u ndoq nga përfaqësues të ambasadës greke, por dhe të medias greke dhe mbështetësve të tij.

Gjithashtu në seancë ishte i pranishëm edhe Vangjel Dule, kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, parti që përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri.

Avokati i Fredi Beleri tha për mediat se vendimi ishte politik, dhe se gjykata “veproi siç u porosit” nga kryeministri Edi Rama. Çështja Beleri ka qenë në qendër të një debate në distancë mes Shqipërisë dhe Greqisë. /REL

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rama macron makron

Nga takimi kokë më kokë me Macron, te marrëveshjet që do të firmosen, agjenda e kryeministrit Rama në Francë

ushtria forcat e armatosura shqiperi

Shqipëria shton buxhetin për mbrojtjen dhe rrit kapacitetin e armatimit

bajram begaj

Fitër Bajrami, presidenti Begaj mesazh urimi për besimtarët myslimanë: Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë në rrugën e drejtë

edi rama

Kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Fitër Bajramin!

bujar spahiu

“Të rinjtë mos të braktisin vendin! Ndalni dhunën ndaj grave”, mesazhi i kreut të KMSH-së për Fitër Bajram (VIDEO)

ilir-meta

VIDEO/ Meta hipën sërish mbi shtyllë: Përshëndetje për ata që menduan se u ngjita me helikopter

tirana shqiperi

734 mijë vizituan Shqipërinë gjatë marsit

shqiponja-me-duar

Shqiptarët e Shqipërisë e duan “bashkimin kombëtar” më shumë se shqiptarët në Kosovë

rexhep xhafa

Një jetë në agjërim, besimtari 76-vjeç tregon se si mbante Ramazan në komunizëm (VIDEO)

INFO

NA NDIQ