Kryetari i Këshillit Kombëtar në Luginë reagon pas arrestimit të Ismailit: Serbia s’dëshiron paqe

ina-online
ina-online

10 Qershor, 2023

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë, Nevzad Lutfiu, ka thënë se drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, pas arrestimit nga Policia e Serbisë, po mbahet në stacion policor.

Ai tha se sipas familjarëve, ai është marrë në stacionin policor për tu intervistuar rreth shfaqjes së një filmi të metrazhit të shkurtër, i cili është mbështetur nga Qeveria e Kosovës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar.

“Ky presion dhe këto metoda ndaj shqiptarëve po dëshmojnë se Serbia nuk e dëshiron paqen dhe të ardhmen në Ballkan. Skenarët me presione të tilla ndaj institucioneve dhe ndaj shqiptarëve janë të papranueshme dhe ftojmë të gjithë faktorët kombëtarë e ndërkombëtar që të dënojnë këtë veprim të policisë serbe sidomos ndaj rasteve të tilla e sidomos ndaj rastit të sotshëm”, tha Lutfiu, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Blerim Vela, shefi i stafit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani, ku tha se ky është një represion i egër nga regjimi i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pashko-camaj

Camaj: Me rastin e fundit kemi mësuar se Serbia ka qenë dhe do të jetë “mollë sherri”

begaj bajden

Vizita në SHBA, Presidenti Begaj publikon foton krah Presidentit Biden dhe Zonjës së Parë

albin kurti

Kurti: Greqia është më afër njohjes së Kosovës si shtet

kiara-foto

Kiara Tito shkëlqen në paraqitjen e radhës në rrjete sociale (foto)

daniel server

Serwer: Escobar e Hill besojnë se e kanë çuar Serbinë kah Perëndimi, por faktet e thonë të kundërtën

kartela-lojera-onlin-696x463

Mashtrohet maqedonasja, paguan pushimin në një profil të rremë serb në facebook (FOTO)

xhuliana nura

Xhuli befason, tregon se me kë është martuar! (FOTO)

shefqet krasniqi radovani

Shefqet Krasniqi e quan “vëlla” serbin Radovan që u konvertua në mysliman

Këngë me qifteli për Luizin (video)

INFO

NA NDIQ