Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Blerant Ramadani sot në Strugë është takuar me kryetarin e Këshillit Shqiptaro-Amerikan, z. Haxhi Dauti.
Gjatë këtij takimi miqësor u diskutua për një sërë temash të rëndësishme që prekin shqiptarët në vend dhe në rajon, përfshirë zhvillimet aktuale politike, sfidat kombëtare dhe rëndësinë e angazhimit të diasporës shqiptare në mbështetje të proceseve demokratike.
“Një takim shumë i frytshëm përskaj Drinit me kryetarin e Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Haxhi Dauti. Shkëmbyem ide dhe biseduam për tema të aktualitetit tonë dhë çështjet që na tangojnë si shqiptarë në vendin tonë. Gjithmonë jemi krenarë dhe mirënjohës për veprimtarët tanë në SHBA si z.Haxhi Dauti, i cili është një zë i fuqishëm dhe promotor i çështjes sonë kombëtare në kreyqendrën botërore, Uashington”, theksoi Ramadani në një postim në rrjetet sociale.