Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, priti delegacionin e lartë nga Brukseli (FOTO)

Picture of INA
INA

02/07/2025

Një delegacioni i lartë nga Brukseli sot ishte për vizitë në Komunën e Haraçinës. Lajmi është shpërndarë nga kreu i kësaj komune, Ridvan Ibrahimi.

“Sot pata nderin dhe kënaqësinë të pres në një vizitë zyrtare një delegacion të lartë të Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga znj. Silvija de Jakovo – Menaxhere e Programeve në Drejtorinë për Zgjerim dhe Fqinjësi Lindore (ENEST) – e shoqëruar nga zëvendësdrejtori dhe këshilltarë të tjerë të BE-së. Delegacioni kishte udhëtuar enkas për të vizituar Komunën e Haraçinës. Qëllimi i vizitës ishte inspektimi i projektit të Qendrës për Selektim të Mbeturinave, e cila po ndërtohet në komunën tonë dhe që është e para e këtij lloji në gjithë Maqedoninë e Veriut.
Kjo vizitë përfaqëson një moment tejet të rëndësishëm për komunën tonë. Haraçina është zgjedhur si komunë model nga një delegacion i lartë që viziton rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky vlerësim na mbush me krenari dhe është dëshmi e angazhimit dhe përkushtimit tonë të vazhdueshëm.
Jam i lumtur që puna jonë e palodhshme ka arritur të vlerësohet edhe në Bruksel. Këtë vlerësim e konfirmuan edhe vetë mysafirët tanë gjatë takimit. Në emrin tuaj, i shpreha falënderime znj. Silvija de Jakovo për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm me Bashkimin Evropian, përmes projekteve ndërkufitare me vendet fqinje”, theksoi Ibrahimi.

Ai shtoi se gjatë takimit, delegacionin e ka njoftuar për sfidat kryesore me të cilat përballet komuna jonë, përfshirë furnizimin me ujë të pijshëm, trajtimin e ujërave të zeza dhe çështjen e ujit për ujitje. (INA)

TË FUNDIT

BDI: VLEN-i dhe bixhozi, premtuan mbyllje totale, sollën prani totale!

ASH: Nuk ndalohen as bastet pranë shkollave, FLEN flet pa e lexuar ligjin

Filipçe konfirmoi se ka vizë të artë për Dubai: Ja si e ka marrë

Pse Struga me ofertë dhe çmime më të lira se Ohri?

VLEN : Qeveria jonë për një ditë realizoi më shumë për shqiptarët sesa BDI gjatë një mandati të tërë

Netanyahu thotë se operacionet ushtarake ndaj Sirisë mund të zgjerohen

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË