Kryetari i Prizrenit tregon nëse do të hiqet shtatorja e Skënderbeut

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka ka folur për shtatoren e heroit Gjergj Kastrioti-Skënderbeu të vendosur në Prizren më 28 nëntor.

Përdorues në rrjete sociale dhe kritikë arti thonë se shtatorja ka shumë mangësi. Por a do të hiqet ajo nga qyteti?

Kryetari i Prizrenit thotë se do të ngrihet një komision i përbërë nga artistë e historianë që do të bëjnë vlerësimin e duhur të shtatores.

‘Nëse shikoni aty, është shkaba dy krenare, shqiponja unë nuk e shikoj një element të tillë. Ai është luftëtar i shqiptarëve ndaj është në Prizren. Shtatorja e ka edhe flamurin është me shqiponjë, nuk ka elemente që po flitet këtu. Unë për këtë rast do të formojmë komision ta vlerësojmë dhe të japin rekomandimin. Unë pranoj debatin, jam i hapur për kritika. Duhet të kemi kujdes në bërjen e kritikave të mos shkojmë ne censurën e artisteve, do të analizohet brenda strukturuarave publike. Por në vend të informojnë kanë dezinformuar dhe ky debat duhet të shkojë në drejtimin se si ka ndodhur kjo ngjarje’, tha Haskuka.