Kryetari i Vlorës thirrje kosovarëve: Ejani te ne, do të jeni të mirëpritur si në shtëpinë e vëllait

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli i ka bërë thirrje bashkëkombasve nga Kosova që të vizitojnë dhe të bëjnë pushime në Vlorë gjatë sezonit turistik, duke e konsideruar këtë si vend të tyre.

“Bukuritë që karakterizojnë shtetin shqiptar janë të mahnitshme, prandaj për të shijuar madhështinë e tyre, shumë shqiptarë nga Kosova vizitojnë ato rregullisht.

Të mbërthyer nga bukuritë që ka Vlora, secili e secila donte të memorizonte bukuritë e saj. E përveç atraksionit e hijeshisë që ky vend historik ka, mbanë gjallë edhe pasione të lashta të shndërruara në profesione të perfeksionuara.

Për gjithë qetësinë e argëtimin që ky vend fal, ai ngelet patjetër destinacion i secilit që dëshiron të kaloj pushime të paharrueshme. E vlonjatet me zemrën plot thërrasin kosovarët që të vinë në vendin ku mori jetë pavarësia e Shqipërisë.”, ka shkruar Leli. (INA)