Kryetari i Vlorës tregon kur hapet sezoni i verës, ka një thirrje të fortë për turistët nga Kosova

Picture of ina-online
ina-online

25/05/2024

Qytetarë të Kosovës duhet të ndihen si në shtëpinë e tyre, kur ta vizitojnë bregdetin shqiptar. Kështu thotë kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, teksa flet për sezonin turistik 2024, që pritet të hapet shumë shpejt.

“Turistët kosovarë nuk janë turistë, por ju lutem të vini dhe të qëndroni në shtëpinë tuaj ashtu siç jemi, ne jemi një shtëpi e madhe, jemi të gjithë bashkë, pra nuk kemi se si te themi ejani sepse ata duhet te jenë këtu ashtu sikurse në shikojmë Prishtinën apo gjithë Kosovën. E ku ka më mirë se të jemi te gjithë bashkë në këtë zinxhir zhvillimor ekonomik”, ka theksuar Dredha.

Ai thotë se pushuesit në bregdetin shqiptar po rritën nga viti në vit. Prandaj, edhe këtë vit, Dredha thotë se presin numër të konsiderueshëm të turisteve, për çka tashmë përgatitjet janë duke u bërë intensivisht për sezonin e verës në këtë qytet.

“Sezoni turistik ka shumë për të thënë, por, në fakt ndihemi krenar që të themi se të paktën është një trend në rritje, jo vetëm për Vlorën, por për gjithë Shqipërinë. Patjetër që Vlora është një ndër vendet, destinacionet më kryesore që ka Shqipëria sa i përket turizmit dhe e shikoj në fakt edhe nga statistikat, duke filluar nga janari deri më sot është 30 deri në 40 për qind rritje të rezervimeve të hoteleve, po flas për këtu në qytetin e Vlorës. Kjo është pjesë shumë e lartë dhe jo pa qellim ne duam të provojmë sa me shume gjithë ato biznese në qytetin e Vlorës si te orientohen drejt investimeve në hoteleri”, thotë Dredha.

Kreu i Bashkisë së Vlorës ndjehet krenar për shtimin e numrit të hoteleve në këtë qytet, siç është ai i “Regina Blue Resort”, që përveç numrit të dhomave, ka shtuar edhe numrin e të punësuarve.

“Një shembull është ky, jem shumë pra krenar, i shtohet buqetës së gjithë atyre hoteleve qe ka kjo kompani, që quhet ‘Regina Group’, ky është hoteli i 4 me 130 dhoma e aq më tepër që shtohen 130 vende të reja pune, pra ku ka më mire se sa shikon që jo vetëm hotele, por shtohen edhe vende të reja pune. Pra Qeveria apo pushteti lokal këtë duan ta promovojnë”, shtoi ai.

Dredha foli edhe për sfidat që ballafaqohen ata si Bashki rreth ofrimit të infrastrukturës së nevojshme për turistët.

“Sfida ka shumë, kam përshtypjen edhe ju si i keni parë disa ndërhyrje në infrastrukturën e brendshme të qytetit, është një punë që bëhet në bashkëpunim me bankën gjermane për zhvillim e cila është mbështetëse për Vlorën, si edhe për rrjetin e Vlorës në vlerë prej 8 milionë euro, por edhe trafiku rrugor mundohemi ta bëjmë sa më të lehtë për turistët që vijnë këtu”, ka deklaruar Dredha.

Por, sipas kreut të Bashkisë së Vlorës, siguria për turistët është prioritet për ta dhe të gjitha institucionet tjera ligjzbatuese.

“Po të shikosh jemi vend kampion nga niveli i sigurisë nga 2023 nuk ka pasur raste ose vetëm incidente tepër të vogla dhe siguria është në rritje e sipër dhe patjetër ne e promovojmë, jo vetëm me ato që ofrojmë me bukuritë e natyrës me spotet arkeologjike e historike, me fshatrat e bukura që ka jo vetëm Vlora, por gjithë Shqipëria. Pra është gjithë kjo buqetë që i shtohet edhe siguria. Siguria në Shqipëri është prioritet për të gjitha strukturat zbatuese në vendin tonë dhe ndihemi krenar që deri me tani është një konstatim edhe nga të huaj që vizitojnë Vlorën, që siguria është ajo që bënë të gjithë bashkë në mënyrë që të ndihen si në shtëpi në Vlorë, qoftë si turist por edhe si investitor”, ka thënë Dredha.

Se sa i rëndësishëm është turizmi në këtë qytet, sipas Dredhës, treton fakti që Vlora e ka të bazuar gjithë ekonomin mbi turizmin.

TË FUNDIT
9 orë
UEFA ndëshkon sërish Shqipërinë, dënim i rëndë
13 orë
Si u shpik shqiponja me duar që “çmendi” shqiptarët e trazoi Ballkanin
1 ditë
Prapaskenat e divorcit të Metës dhe Kryemadhit
3 ditë
Divorci/ Kryemadhi te Zëri i Amerikës: Do flas kur të mësoj arsyet e kërkesës
3 ditë
Media britanike “Daily Express”: Shqipëria – zbuloni disa nga brigjet më të bukura të vendit ballkanik

ME TE LEXUARA

13 orë
Si u shpik shqiponja me duar që “çmendi” shqiptarët e trazoi Ballkanin
9 orë
UEFA ndëshkon sërish Shqipërinë, dënim i rëndë

LEXO MË SHUMË

Tifozet kuq e zi kombetarja

UEFA ndëshkon sërish Shqipërinë, dënim i rëndë

dua-lipa

Si u shpik shqiponja me duar që “çmendi” shqiptarët e trazoi Ballkanin

ilir meta monika kryemadhi

Prapaskenat e divorcit të Metës dhe Kryemadhit

ilir meta monika kryemadhi

Divorci/ Kryemadhi te Zëri i Amerikës: Do flas kur të mësoj arsyet e kërkesës

vlora2

Media britanike “Daily Express”: Shqipëria – zbuloni disa nga brigjet më të bukura të vendit ballkanik

edi rama

FOTO/Gazetari rumun: Rama u rekrutua nga shërbimet tona sekrete, kjo shpjegon lidhjen e tij me Koldean

ilir meta monika kryemadhi

Ilir Meta ndahet nga gruaja

lypsar

Rritja pa mirëqenie, Shqipëria e fundit në Europë për të ardhurat dhe konsumin për frymë edhe për 2023

Edi Rama

”Kjo quhet Krenari”, Edi Rama reagon pas barazimit të Shqipërisë

INFO

NA NDIQ