Kryetari Taravari takoi hendbollisten e mirënjohur gostivarase, Bellma Beba

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

11/01/2022

Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, ka pritur në takim Bellma Beba, hendbollisten me famë europiane nga Gostivari. Gjatë takimit ata kanë biseduar për sportin në përgjithësi në Gostivar. Kryetari Taravari tha se sportistët e nivelit të Bellma Bebas janë ambasadorët më të mirë të qytetit dhe ftoi rininë të ketë model sportistët si henbdollistja Beba.

“E kisha kënaqësinë dhe nderi ta pres një sportiste shumë të njohur të Gostivarit, Bellma Beba e cila është hendbolliste. Shpesh e kam thënë se sportistët janë ambasadorë më të mirë të qytetit. Ajo ka luajtur te klubi i Gostivarit “Jehona”, pastaj në Shkup, Kosovë, Turqi, Itali dhe aktualisht në Gjemani. Ka qenë edhe pjesë e reprezentacionit të hendbollisteve të Maqedonisë. Nisur nga ky sukses i asaj, e pashë të arsyeshme t’i ndajë mirënjohje pasi ajo me karrierën e saj 15 vjeçare e ka prezantuar jashtëzakonisht mirë Gostivarin si qytet. Suksese asaj e të shërbejë si roll-model për të rinjtë”, deklaron Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Hendbollistja Bellma Beba hapat e parë i ka filluar në Gostivar, për të luajtur në moshën 18 -vjeçare në kampionatin botëror me kombëtaren e Republikës së Maqedonisë së Veriut, më pas vazhdoi në Republikën e Kosovës dhe shpallet dy herë lojtarja më e mirë e shtetit nga federata e hendbollit të Kosovës. Tani Bellma Beba disa vite po na përfaqson në klubet europiane siç është “Jomi Salerno” e qytetit të Salernos në Itali dhe për momentin në “Wurm Mitte” të Bundesligës.

“Ndjeheme e privilegjuar të kem ftesë nga kryetari i qytetit tonë. Kjo është një ndjenjë e mirë, pasi na shohin gjeneratat e reja mbi arritjet e mija të deritanishme. Në Gjermani, Gostivari sigurisht që përmendete dhe pse shumica nuk e dinë se ku ndodhet ky qytet, por të inetersuarit e gjejnë përmes rrjeteve sociale nga ku marrin më shumë informata për qytetin tonë. Jo vetëm Gjermani, pasi më herët isha edhe në Itali në Seria A, ku kemi qenë kampion me skuadrën time atje”, deklaron Bellma Beba, hendbolliste.

Për të arritur sukses, hendbollistja Beba sugjeron punë me shumë përkushtim. Ajo thotë se Gostivari ka plotë talent të sportit, nga të cilët pret suksese edhe më të larta se vetë ajo.

“Duhet punë pos sportit. Që të arrijmë suksese në jetë kërkohet punë dhe të mos dorëzohemi. Sa kam arritur ta përcjellë, kemi një numër të madh të vajzave të reja, të talentuara dhe dëshirojë të arrijnë jo ku jam unë, por edhe më tepër”, deklaron Bellma Beba, hendbolliste.

Në fund të takimit, kryetari Taravari hendollisten Beba e ka dekoruar me mirënjohje dhe i dorëzoi asaj pllaketë me simbolin e qytetit. Ndryshe, Beba pos hendbollit, në Gjermani punon në një kompani edhe si dizajnere grafike.

TË FUNDIT
4 orë
Hungaria, shteti i vetëm i BE-së që votoi kundër rezolutës për Srebrenicën
6 orë
Pas debaklit në Kombet e Bashkuara, Vuçiq mbështillet me flamurin e Serbisë
6 orë
Vendimi i OKB-së për Srebrenicën, Taravari: Të na kujtojë se liria e askujt nuk duhet cënuar
6 orë
Izet Mexhiti përshëndet vendimin e Asambles të OKB-së për Srebrenicën: Triumf i botës së qytetëruar
7 orë
Gashi: Me VMRO-në kemi biseduar për t’i përfunduar projektet shqiptare që janë nisur me vite

ME TE LEXUARA

19 orë
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
15 orë
Taravari: Ende nuk kam vendosur nëse do të jem ministër i Shëndetësisë
10 orë
Spaskovski: Sjellja e partnerit të koalicionit, BDI-së, ka ndikuar në rezultatin e keq zgjedhor të LSDM-së
19 orë
106 gjoba në Shkup, shtatë për përdorim të celularit gjatë vozitjes
13 orë
Sasho Mijalkov prej sot në liri, drejtori i burgut të Strugës: Ka qenë shembull i mirë për të dënuarit tjerë!
9 orë
Stadiumi i Tetovës përplas Qeverinë me Komunën
18 orë
Erdogan: Alija Izetbegoviç veshi uniformën kur duhej, le të kujtojmë fjalët e tij për Srebrenicën
13 orë
Debatet për legjitimitet janë të sforcuara, vetëm tregojnë se Fronti Europian me çdo kusht ka qejf të jetë në Qeveri!
8 orë
U përpoqën, por nuk arritën – S’ka takim Siljanovska-Radev në Vatikan

LEXO MË SHUMË

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

Hungaria, shteti i vetëm i BE-së që votoi kundër rezolutës për Srebrenicën

vucic

Pas debaklit në Kombet e Bashkuara, Vuçiq mbështillet me flamurin e Serbisë

Arben Taravari3

Vendimi i OKB-së për Srebrenicën, Taravari: Të na kujtojë se liria e askujt nuk duhet cënuar

izet mexhiti

Izet Mexhiti përshëndet vendimin e Asambles të OKB-së për Srebrenicën: Triumf i botës së qytetëruar

Afrim Gashi

Gashi: Me VMRO-në kemi biseduar për t’i përfunduar projektet shqiptare që janë nisur me vite

Screenshot_20240523-132104~2

U përpoqën, por nuk arritën – S’ka takim Siljanovska-Radev në Vatikan

bilall kasami stadium

Stadiumi i Tetovës përplas Qeverinë me Komunën

oliver spasovski

Spaskovski: Sjellja e partnerit të koalicionit, BDI-së, ka ndikuar në rezultatin e keq zgjedhor të LSDM-së

srebrenica

Fillon debati për miratimin e propozim-rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

INFO

NA NDIQ