Kryetarja e KQZ në Kosovë tregon se kur do të bëhet shpallja zyrtare e rezultatit të zgjedhjeve

0

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valdete Daka, ka treguar se vonesa për shpalljen dhe certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit po ndodh për shkak se KQZ-ja është e detyruar t’i zbatojë urdhrat e PZAP-it, të cilët kërkojnë rinumërime të kutive pas ankesave të kandidatëve apo partive politike. “Nuk është e KQZ forca që i rregullon rezultatet. Sepse po dëgjomë gjëra të çuditshme që nuk përkojnë me realitetin”. Sipas saj dje ishte dita e shtatë e rinumërimit dhe me këtë tempo që është duke shkuar shpresoj që deri në fund të kësaj jave apo fillimi i javës së ardhshme do të jemi të gatshëm që t’i certifikojmë rezultatet”. “Pra, të jemi të qartë edhe njëherë që këto që po ndodhin janë për shkak të procedurave ligjore të cilat ne jemi të obliguar që t’i zbatojmë”, ka deklaruar Daka në emisionin Zona B në Klan Kosova.