Kryqi në Kodrën e Diellit/ Jajaga: Patriotizmi i rrejshëm nuk kalon më te qytetarët! Kasami: S’kam koment

INA
INA

27/12/2023

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Tiron Jajaga sot tha se Ministria e Mbrojtjes nuk është kompetente për objektet fetare në vend, shkruan TV21.

Duke e komentuar vendosjen e kryqit në Kodër të Diellit, Jajaga tha se “patriotizmi i rrejshëm nuk kalon më te qytetarët”

“Të ndërlidhem me pyetjen, mendoj se ministrja tashmë tregoi se kryqi, ose edhe xhamitë nëse janë në pyetje, nuk janë çështje të Ministrisë së Mbrojtjes në këtë rast, por bëhet fjalë për çështje që janë në përgjegjësi, në këtë rast të qytetit të Tetovës. Rreth deklaratave të tilla të patriotizmit të rrejshëm që thatë më parë, nga ana e kryetarit, siç thash edhe më parë, vlerësoj se patriotizmi i rrejshëm nuk kalon, sepse duke e parë të kaluarën politike të kryetarit aktual të Tetovës, mendoj se njëra nuk lidhet me tjetrën, kështu që mendoj se njerëzve duhet t’u jepet e ardhmja, njerëzit kudo që janë, fëmijët tanë dhe t’i lëmë këto çështje të zgjidhen si duhet”, tha Jajaga.

I pyetur për deklaratat e Jajagës, kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami tha se nuk ka koment për të njëjtat.

“S’kam koment”, tha shkurt Kasami.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sela-taravari

Taravari sfidon Selën: Dilni vetë, unë jam i gatshëm t’i nënshkruaj ato lista që do më sillni dhe do t’i vulosi që të merrni pjesë në zgjedhje!

abazoviq dritan

Abazoviq: Tash shqiptarët në Mal të Zi nuk e ngrisin më flamurin edhe pse kanë të drejtë

Afrim Gashi

Gashi tregon arsyet se pse u bashkua opozita shqiptare

IMG_9532

Sela nga Saraji: Nuk e përkrahim Arben Taravarin për president

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Arjanit Hoxha ziadin sela zejdi

Si do të shkojë ASH-ja e Selës në zgjedhje? Zejdi është për bllok të gjerë politik, Hoxha i sigurt për koalicion fitues

arber ademi

Ademi: Brenda javës i unifikojmë pagat e profesorëve

Abdush demiri

KSHZ kompleton përbërjen e saj, Abdush Demiri bëhet anëtari i shtatë i saj

INFO

NA NDIQ