Osmani i mblodhi nënshkrimet për president, edhe pak ju duhen Taravarit, Dimitrievskit dhe Vankovskës

INA
INA

27/02/2024

Sipas të dhënave të publikuara të KSHZ-së, 10.000 nënshkrimet e nevojshme nga qytetarët i ka mbledhur Bujar Osmani, kandidat i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), për të cilin kanë nënshkruar 10.528 qytetarë.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, pas Osmanit, më afër mbledhjes së 10.000 nënshkrimeve të nevojshme të qytetarëve janë lideri i “Znam”, Maksim Dimitrievski me 8.400 nënshkrime të mbledhura, kandidati i bllokut opozitar “VLEN”, Arben Tarvari i cili ka mbledhur 7.513, kandidatja e mbështetur nga partia “E Majta”, Biljana Vankovska-Cvetkovska ka mbledhur 6.237 nënshkrime, ndërsa kandidati i OQM Stevço Jakimovski ka 4.718 nënshkrime.

Të gjithë të tjerët në listën prej 11 kandidatësh për kryetar shteti kanë më pak nënshkrime – kandidatja Mersiha Smailoviq e mbështetur nga Lidhja Demokratike Boshnjak ka 696, kandidati Velo Markovski ka 682 nënshkrime, Gjorgi Manaskov – 186, Zorica Cvetkovska – 99, Gospodin Poposki ka 19 nënshkrime. Sipas të dhënave të KSHZ-së, në këto katër ditë nuk është pranuar asnjë nënshkrim për kandidatin Tome Nikoloski.

Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve, e cila ka nisur më 23 shkurt, do të vazhdojë në vazhdimësi çdo ditë nga ora 08:00 deri në 20:00 dhe ditën e fundit, më 8 mars, do të punohet deri në mesnatë.
Mbledhja e nënshkrimeve bëhet në të gjitha drejtoritë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së që ndodhen në selitë e 34 pushteteve lokale dhe para noterëve kompetentë.

Kur parashtruesi i listës së kandidatëve për president është një grup votuesish, është e nevojshme të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në Listën Zgjedhore, ndërsa kur paraqitësi i listës së kandidatëve për president janë deputetë, është e nevojshme që të mbledhin të paktën 30 nënshkrime nga deputetët.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1058

Irani thotë se ka përfunduar me sulmin ndaj Izraelit, i kërkon SHBA-së të “qëndrojë larg”

08640000-0a00-0242-2f7c-08d9c5599401_w408_r1_s

Irani nis dronë drejt Izraelit si shenjë hakmarrjeje

2e2960a3-c8a2-44b9-b1e2-1a8b2b89134c

Kasami nga Kumanova: Ndryshimi po vjen! VLEN së shpejti do udhëheq Qeverinë dhe të gjitha komunat shqiptare

IMG_1049

Fronti Europian në Prespë/ Ahmeti: Fronti Europian dinë vetëm të fitojë

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin: Shumica e të burgosurve politikë në raste të montuara janë shqiptarë

trupat britanike kosove

“Blindohen” kufijtë e Evropës, 20 mijë ushtarë në gatishmëri kundër Rusisë – ja “zona e nxehtë’ ku mund të nisë konflikti

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

INFO

NA NDIQ