KSHZ i ndan çertifikatat për mandatet e deputetëve

Picture of INA
INA

21/05/2024

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve sot i ndan Çertifikatat për deputetë për mandatet e konfirmuara të deputetëve.

Deri më tani çertifikatat i kanë marrë përfaqësuesit e autorizuar nga Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, nga koalicioni VLEN dhe e Majta. Pritet të mbërrijë përfaqësuesi i autorizuar nga ZNAM, ndërsa për BDI-në KSHZ-ja ende nuk ka konfirmim.

Gjorgjija Sajkoski, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së pas pranimit të çertifikatës nga KSHZ-ja theksoi se beson se deri më 28 maj duhet të formohet Kuvendi, ndërsa deri në mes të qershorit qeveria e re.

“Sot me ftesë të KSHZ-së i pranuam mandatet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe çertifikatat e tyre. Me marrjen e çertifikatave, presim që deri më 28 maj të formohet Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, ndërsa deri në mes të qershorit presim që të kemi edhe Qeverinë e re në Republikën e Maqedonisë. Dëshiroj të shpreh falënderim të madh deri te qytetarët e Maqedonisë, për mbështetjen që i dhanë VMRO-DPMNE-së dhe për përgjegjësinë e madhe, dua të theksoj se kjo është përgjegjësi e madhe për ne si grup parlamentar, si VMRO-DPMNE. Por, dua të theksoj se do ta justifikojmë këtë përgjegjësi të dhënë nga ana e tyre”, tha Sajkoski, i cili ishte bartës në NJZ5.

I pyetur se çfarë presin nga rivotimi i nesërm dhe si i përgjigjet akuzave të BDI-së se bëhet fjalë për inxhiniering zgjedhor që t’ua hiqen dy mandate, Sajkoski theksoi se në fakt është një votim i tretë dhe besojmë se përkrahja për VMRO DPMNE-në do të rritet edhe me shume.

“Presim që të kemi edhe një deputet nga NJZ5. Lidhur me akuzat për inxhiniering zgjedhor, mund të themi se edhe KSHZ-ja, edhe përfaqësuesit tanë të autorizuar dhe vërejtjet që i kanë dhënë, por edhe Gjykata administrative treguan se ka parregullsi në votimin në vendvotimet”, tha Sajkoski.

Ai shtoi se nuk pret të ketë probleme gjatë votimit dhe se pret që të rritet përkrahja për VMRO DPMNE-në dhe kandidatin e tyre.

“Pres që të kemi edhe një kandidat, një deputet më shumë të VMRO DPMNE-së në NJZ5”, tha Sajkoski.

Në emër të LSDM-së dhe Koalicionit çertifikatat për deputet i pranoi Branko Georgievski, ndërsa për Koalicionin VLEN, Bashkim Asani.

Greogievski, përfaqësues i autorizuar i Koalicionit për Maqedoninë Evropiane të udhëhequr nga LSDM-ja, vetëm shkurt i uroi të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor dhe të gjithë qytetarët për pjekurinë e tyre, duke u dëshiruar suksese në punën e parlamentit të ardhshëm.

Asani, nga ana tjetër e falënderoi KSHZ-në, dhe të gjithë qytetarët që morën pjesë në këto zgjedhje, si dhe falënderoi edhe votuesit shqiptarë, për, siç tha, 13 mandatet e fituara deri më tani për deputet.

Jovana Mojsovska, përfaqësues i autorizuar nga e Majta pas pranimit të çertifikatës për mandat parlamentar theksoi se në mandatin e ardhshëm me tre herë më shumë fora do të kundërshtojnë, siç tha ajo, partitë estibilishmente në Parlament.

Komisioni shtetëror zgjedhor (KSHZ) më 18 maj i kumtoi mandatet e fituara për deputetë në përbërjen e re parlamentare pas zgjedhjeve të mbajtura më 8 maj të këtij viti. Siç informoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, për njësitë zgjedhore 5 dhe 6 ku në disa vendvotime do të duhet të rivotohet, rezultatet janë marrë me simulim dhe teknikë të posaçme në bazë të Modelit të Dontit dhe me to janë përfshirë deputetët të cilët sigurisht hyjnë në Kuvend. Pas rivotimit, KSHZ me konkludim të posaçëm do t’i kumtojë mandatet e fituara shtesë.

Në NJZ 1, koalicioni “Maqedonia jote” kryesuar nga VMRO-DPMNE ka 10 mandate, koalicioni “Për të ardhme evropiane” – LSDM ka tre mandate, E Majta ka dy mandate, koalicioni VLEN dy mandate, koalicioni “Fronti evropian” dy mandate, përderisa Lëvizja ZNAM një mandat. Në NJZ 2, koalaicioni “Maqedonia jote” kryesuar nga VMRO-DPMNE ka tetë mandate, koalicioni “Fronti evropian” – BDI katër mandate, kolaicioni VLEN tre mandate, ZNAM dy mandate, koalicioni “Për të ardhme evropiane” – LSDM dy mandate dhe E Majta një mandat.

Në NJZ 3, koalicioni “Maqedonia jote” kryesuar nga VMRO-DPMNE ka fituar 14 mandate, koalicioni “Për të ardhme evropiane” – LSDM ka 4 mandate, E Majta një mandat dhe ZNAM një mandat.

Në shtatë vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6 sot votojnë personat e sëmurë dhe të pafuqishëm si dhe të burgosur para rivotimit të nesërm për zgjedhjet parlamentare në shtatë vendvotime.

Rivotimi do të realizohet në vendvotimet 2101 në Zhelinë, 1194 në Krushevë, 1202 gjithashtu në Krushevë, 1272 në Ohër, 1470 në Dollneni, 1470/1 gjithashtu në Dollneni, si dhe në 1844 në Strugë.

Të drejtë vote në këto vendvotime kanë gjithsej 4521 votues. Në vendvotimin 2101 në Zhelinë të drejtë vote kanë 993 votues, në vendvotimin 1194 në Krushevë të drejtë vote kanë 470 votues, në 1202 gjithashtu në Krushevë 298, në 1272 në Ohër 712, në Dollneni në vendvotimin 1470 – 659, ndërsa në 1470/1 – 634 dhe në vendvotimin 1844 në Strugë 755 votues.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve e anuloi votimin në këto shtatë vendvotime, ndërsa vendimi është konfirmuar edhe nga Gjykata Administrative duke theksuar se ankesat e “Frontit evropian” i udhëhequr nga BDI-ja janë të pabazuara. KSHZ-ja, gjithashtu, i ka ndryshuar edhe anëtarët e këshillave zgjedhorë në këto vendvotime.

Për shkak të këtij vendimi të Gjykatës Administrative dhe të KSHZ-së, BDI-ja akuzoi se po bëhet inxhiniering zgjedhor me qellim që partisë t’i heqen dy mandatet parlamentare të fituara. LSDM-ja dhe VMRO-DPMNE shpresojnë se nëse ndryshohen rezultatet e votimit në këto vendvotime, ata do të marrin edhe nga një deputet në Parlament./MIA

TË FUNDIT
2 minuta
Arben Fetai: Këto janë prioritetet dhe katër shtyllat e VLEN në Qeverinë e re
22 minuta
Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes tonë
44 minuta
Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë
46 minuta
Në një fermë në Gostivar janë vjedhur lopë dhe qengja
1 orë
Ambasadorja amerikane kundër ankesave të Frontit Evropian: Nuk ka detyrim ligjor që BDI të jetë në qeveri

ME TE LEXUARA

44 minuta
Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë
24 orë
Diploma të falsifikuara në Strugë, kapet një person
19 orë
Kontinjerët plot me plehëra, qytetarët frikësohen nga epidemitë
22 minuta
Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes tonë
23 orë
Kasami në takim me Vanhoutte: Plan ambicioz për rrugën eurointegruese të RMV-së
19 orë
Ku janë premtimet e VLEN-it në Programin qeverisës? Heqja e 20%-shit, presidenti në Kuvend, aksionet shtetërore…

LEXO MË SHUMË

IMG_3408

Arben Fetai: Këto janë prioritetet dhe katër shtyllat e VLEN në Qeverinë e re

kasami

Kasami: Decentralizimi i plotë lokal, prioritet i qeverisjes tonë

VLEN_Ministrat-

Mexhiti: Balancuesi do të zëvendësohet me ligj për përfaqësim të drejtë

policia-maqedonise-598x330

Në një fermë në Gostivar janë vjedhur lopë dhe qengja

Angela Ageler

Ambasadorja amerikane kundër ankesave të Frontit Evropian: Nuk ka detyrim ligjor që BDI të jetë në qeveri

gjarper

Rasti i parë i kafshimit nga gjarpri në Shkup

deponi kum

Pas dy ditësh bllokim të deponisë së Kumanovës, banorët lejuan hyrjen e kamionëve

gruevski

Gruevski: Asnjëherë nuk kam menduar se duhet të ndryshojmë emrin

Moti_26-780x470-1

Ky është parashikimi i motit për sot

INFO

NA NDIQ