KSHZ-ja do të propozojë ndryshime ligjore

0

Kodi Zgjedhor së shpejti mund të pësojë ndryshime, në sajë të kërkesave nga institucioni për organizimin e zgjedhjeve. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri në fund të muajit do të konkretizojë dispozitat të cilat vlerëson se duhet të ndryshohen dhe do t’i shpalosë ata në Ministrinë e Drejtësisë. Votimi i diasporës i cili është paraqitur si problematik në çdo cikël zgjedhor, do të jetë një ndër ndryshimet që do të kërkohen.

“Problematike ishte votimi i diasporës, siç e dini, pasi që harxhuam shumë mjete buxhetore, diku 450 mijë euro, ku nga 1 mijë e 800 të paraqitur, kanë votuar vetëm 700 persona. Do të shohim në të ardhmen të bëjmë ndonjë ndryshim ligjor që diaspora të mund të votojë në bazë të e-mailit apo ndonjë teknologjie tjetër”, tha Enver Salihi, anëtar i KSHZ-së .
/Alsat-M