KSHZ me të dhëna përfundimtare: 44 komuna u bënë me kryetarë

Picture of Ina Online
Ina Online

28/10/2025

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka publikuar sot rezultatet përfundimtare të rrethit të parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 19 tetor. Siç njoftuan nga KSHZ të dhënat e ditës së sotme tregojnë rezultatet përfundimtare edhe për 11 komuna të cilat u bashkohen 33 komunave për të cilat rezultatet u shpallën të enjten e kaluar dhe për të cilat nuk pati kundërshtime. Ata thonë se me këto 11 komuna kanë përfunduar rezultatet për gjithsej 44 komuna ku zgjedhja e kryetarit ka përfunduar në raundin e parë zgjedhor.

ABDUSH DEMIRI, NËNKRYETAR I KSHZ-SË

“Për kryetar i komunës së Çairit Izet Mexhiti, kandidat i Koalicionit VLEN, për kryetar i Komunës së Çashkës Suad Shaqirov kandidat i AKI-së. Derisa për rezultatet e këshillave ju njoftojmë që pas përfundimit të afatit për padi deri te gjykata administrative dhe pas vendimeve të Gjykatës Administrative konstatojmë se zgjedhjet kanë përfunduar për këshill edhe në këto komuna: Aerodrom, Bogdanci, Bosillovë, Butel, Veles, Vinicë, Gazibabë, Karposh, Kërçovë, Krivogashtan, Prilep, Resnjë, Çair, Çashkë, Dollneni dhe Gostivar”.

Lidhur me zgjedhjen e anëtarëve të këshillave komunale dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit, Demiri njoftoi se vetëm në Komunën Shuto Orizarë do të përsëritet votimi më 2 nëntor për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit.

Nga KSHZ thanë se kanë mbetur edhe 33 komuna të cilat do të shkojnë në raundin e dytë më 2 nëntor.

TË FUNDIT

Mickoski tregon për takimin e zhvilluar me VLEN-in

Durmishi: Në muajin mars paga minimale do të rritet për 2,000 denarë

Adriana Matoshi thumbon me humor Lumir Abdixhikun: “Lumir, pasha Zotin krejt e livdun Memlin!”

Si po e përballon Gjesti humbjen e vëllait? Flet miku i ngushtë i këngëtarit

Aksion i policisë në Saraj, kallëzime penale ndaj ish kryetarit dhe zyrtarëve tjerë të komunës

Befason Buzhala: Fatmir Limaj mund t’i bashkohet PDK-së

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË