KSHZ : ndalohet mbajtja e maskave me simbole partiake gjatë votimit

0

Si materiale të fushatës parazgjedhore, partitë politike përveç stilolapsave, kapelave dhe bluzave japin edhe maska mbrojtëse me simbole partiake.

Duke marrë parasysh se mbajtja e maskave mbrojtëse është e detyrueshme për shkak të pandemisë së coronavirusit, partitë politike e panë si të arsyeshme të reklamohen përmes maskave. Megjithatë, në ditën e votimit këto maska nuk do të lejohen.

Komisioni Shtetëror për Zgjedhje bëri të ditur se është e ndaluar mbajtja e maskave që përmban simbole partiake.
“E njëjta paraqet propagandë politike dhe për këtë është njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme që policët që sigurojnë vendvotimet, të mos lejojnë persona me maska të tilla me simbole të hynë të votojnë”, shprehen nga KSHZ