Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut ka shpallur rezultatet e para preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Nga afër 94% të rezultateve të përpunuara, LSDM është fituese e këtyre zgjedhjeve me 36.13%, përcjell INA.
Pas saj radhitet VMRO-DPMNE me 34.65%, e cila humbë këto zgjedhje.
BDI në kampin shqiptar ka fituar me 11.57%, ndërsa pas saj radhitet koalicioni ASH – AAA me 8.79%.
Pas këtyre partive kryesore, E Majta radhitet me 3.96%, ndërsa pas kësaj vijon PDSH me 1.48%.
Nga partitë e tjera në fund radhiten Integra me 1.33, GDU 0.37, MORO 0.36, Glas 0.3…etj.
Zëdhënësi i KSHZ, Admir Shabani theksoi se KSHZ po vijon me përpunimin e të dhënave finale dhe se gjatë ditës së sotme do të bëhen të ditur rezultatet e para preliminare si dhe shpërndarja e mandateve të deputetëve. (INA)