KSHZ shpalli rezultatet e para nga rivotimet, ja si u votua në njësitë 5 dhe 6

Picture of Ina Online
Ina Online

22/05/2024

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka publikuar rezultatet preliminare nga rivotimet e sotme në njësinë e 5 dhe 6 zgjedhore, përcjell INA.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së, në vendvotimin 1194 në Krushevë, nga 469 votues, votuan 337, tre fletëvotime ishin të pavlefshme, dhe dalja në votime ishte 71,86 për qind.

Shumicën, 290 vota ose 86 për qind e ka fituar koalicioni “Maqedonia juaj” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, 13,06 për qind ose 44 vota koalicioni “Për një të ardhme evropiane” të LSDM-së, ndërsa E Majta ka fituar një votë.

Në vendvotimin 1202 në Komunën e Krushevës kanë votuar 111 nga 298 votues, dalja është 37.25 për qind dhe nuk ka fletë të pavlefshme. Shumica, 91 vota ose 81,98 për qind i ka marrë koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI, 13 vota ose 11,71 për qind ka marrë “Maqedonia juaj” udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe shtatë vota ose 6,31 për qind e votave ka marrë “E ardhmja evropiane”.

Në vendvotimin 1272 në Komunën e Ohrit, nga 711 votues kanë votuar 373 ose 52,46 për qind, ndërsa tetë fletëvotime janë të pavlefshme. Gjithsej 303 vota ose 81,23% mori “Maqedonia juaj” e prirë nga VMRO-DPMNE, 27 vota koalicioni “Për të ardhmen evropiane”, 12 vota “Fronti evropian”, 11 vota për Të Majtën,11 për ZNAM dhe 1 votë për VLEN.

Në vendvotimin 1844 në Komunën e Strugës, nga 753 votues, kanë votuar 483 ose 64,14 për qind dhe janë 10 fletë të pavlefshme. Më së shumti, 366 vota ka marrë koalicioni “Maqedonia juaj”, 46 vota “Fronti evropian”, “Për të ardhmen evropiane” kanë marrë 41 vota , E majta 11 vota, “VLEN” mori 4 vota.

Në vendvotimin 1470 në Komunën e Dollnenit nga 658 votues kanë votuar 383 ose 58.21 për qind dhe janë shtatë fletë të pavlefshme. “Fronti Europian” fitoi më shumë, 234 vota, “Maqedonia juaj” mori 80 vota, “VLEN” mori 53 vota, Koalicioni “Për të ardhmen evropian” mori tetë vota, etj.

Në vendvotimin 1470/1 në Dollnen nga 632 votues kanë votuar 350 ose 55.38 për qind, ndërsa një fletë votimi ka qenë e pavlefshme. “Fronti europian” ka 255 vota, “Maqedonia juaj” ka fituar 82 vota, “VLEN” ka shtatë vota, “E ardhmja evropiane” me dy vota, etj. Me rivotimet në njësinë e pestë zgjedhore, Fronti Evropian ruan mandatin e katërt të deputetit.

Ndërsa nga rivotimet në vendvotimin 2101 në Llërcë të Zhelinës, nga 542 votues 495 mori VLEN dhe 47 vota Fronti Evropian. Me këto rezultate, VLEN i ka marrë një deputet koalicionit Fronti Evropian, duke barazuar rezultatin në 8 me 8 me mandate deputetësh në njësinë e 6 zgjedhore.

Nga këto rivotime, Fronti Evropian bie në 18 deputetë, ndërsa VLEN shkon në 14 deputetë. (INA)

TË FUNDIT

Sulejmani vizitë në Katar: Mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta

Këta janë kandidatët e PDK-së me më shumë vota në nivel vendi

Mexhiti: Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim, ata janë frymëzim!

Kush është ish-partnerja e shumëpërfolur e Gjestit?! Miku i tij i ngushtë zbulon më shumë për raportin e banorit me Diellzën…

Presidenti Trump uron Kosovën: Lidhja mes popujve tanë është e fortë

“Lufta” e Richard Grenellit ndaj Albin Kurtit/ Profesori jep lajmin e madh: Administrata Trump nuk…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË