KSHZ: Zgjedhjet e dyfishta do të kushtojnë gati 17 milionë, nga të cilat 10 milion euro janë për reklama politike

ina-online
ina-online

24/01/2024

Zgjedhjet e dyfishta që do të mbahen në prill dhe në maj do t’i kushtojnë shtetit rreth 17 milionë euro, njoftoi nënkryetarja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Ditmire Shehu, në seancën e sotme të 73-të, në të cilën u votuan gjithsej 22 pika të rendit të ditës.

Shehu në seancën e sotme sqaroi se mbi gjashtë milionë euro do të shpenzohen për organizimin e zgjedhjeve, duke siguruar materiale konfidenciale dhe jokonfidenciale, transport, kompensim në para për organet zgjedhore, përkatësisht anëtarët e komisioneve komunale zgjedhore, shtabet zgjedhore, ndërsa për reklamë të paguar politike për zgjedhjet e dyfishta janë paraparë 656 milionë denarë.

Do të theksoj sa mjete do të shpenzohen për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, sepse për zgjedhjet presidenciale do të përdoren më shumë mjete në pjesën e reklamave politike me pagesë, sepse në rethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje u takojnë dy euro për votues të regjistruar, edhe një herë e përsëris për votues të regjistruar në listën e votuesve.

Gjithashtu nga një euro për kandidatët që do të jenë në rrethin e dytë, për një votues të regjistruar.

Ndërsa për zgjedhjet parlamentare nga dy euro për të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje, gjithashtu edhe për votuesin e regjistruar.

Më lejoni të them se nga fondet totale që kërkuam nga Ministria e Financave, të gjitha fondet na janë dhënë, na mungon vetëm pjesa e reklamave politike me pagesë, ku ramë dakord me Ministrin e Financave që këto fonde do të plotësohen më vonë, sepse fondet për reklamat politike me pagesë paguhen 30 ditë pas përfundimit të rezultateve, kjo nuk do të ndikojë dhe nuk do të kemi probleme gjatë organizimit të zgjedhjeve, thotë Shehu./KlanMacedonia

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

FB_IMG_1709069274434

Në Beograd sot u festua pavarësia e Republikës së Kosovës

Bujar Osmani

Instituti “Arben Xhaferi”: Bujar Osmani ka shkelur ligjin shtatë herë radhazi brenda një viti duke i mbajtur të fshehura shpenzimet e tij si Ministër i jashtëm

Kamionet-1-520x360-1

Pasaporta më shpejt për shoferët e kamionëve dhe autobusëve

Qeveria talat xhaferi

Qeveria konstatoi dhe miratoi tekstin e Strategjisë kombëtare për zhvillim 2024-2044

naim-bajrami

Krahu i Selës i ASH-së vetë apo koalicionim për zgjedhjet, flet Bajrami

Ageler

Ageler: Diskursi i fushatës të fokusohet në çështje esenciale, jo në sulme personale

IMG_9337

Banorët e nisin vetë shkollën shqipe në Nerovë të Krushevës

Arben Taravari

Taravari: Faliminderit, në një kohë rekord nënshkruat për kandidaturën time për President!

urim etemi bilall kasami

Kasami prezanton prurjen e radhës në Lëvizjen BESA

INFO

NA NDIQ