Norvegjezi Erling Haland, pas gati dy muajsh mungesë nga skuadra e Manchester Cityt për shkak të një dëmtimi në këmbë, do të rikthehet sërish sot, njoftoi të martën trajneri Pep Guardiola.
Futbollisti 23-vjeçar, një nga më të mirë në botë, do të shfaqet në ndeshjen e sotme mes Manchester City dhe FC Burnley në Premier League, përcjell GazetaBlic Sport.
Haaland e luajti ndeshjen e tij të fundit më 6 dhjetor, kur Manchester City u përball me Aston Villa.Gatishmërinë për të luajtur pas lëndimit ka deklaruar edhe Manuel Akanji.
Kampioni në fuqi, Manchester City është në vendin e dytë të tabelës, pesë pikë prapa liderit Liverpool. Lideri luajti 21 ndeshje, ndërsa Man City një më pak.