Kthimi në vitin 1998

INA
INA

16 Shtator, 2023

Daut Dauti

Unioni Evropian dhe SHBA-të, janë duke i kërkuar Kosovës që të negociojë më duar të lidhura dhe nën kërcënim. Kosovës i kërkohet që të heqë dorë nga ajo që i takon si shtet.

Në anën tjetër, Kosovës i thuhet se nëse i pranon kushtet (e papranueshme), Serbia do të pushojë me veprimet joligjore që kanë për qëllim destabilizimin dhe më vonë zhbërjen e Kosovës. Pra, nëse Kosova nuk i pranon kushtet, Serbia do të lejohet të vazhdojë me zbatimin e politikës së saj dhe do të ndihmohet nga bashkësia ndërkombëtare me sanksione.

Me këtë qëndrim, situata tenton të kthehet në vitin 1998. Atëherë, SHBA dhe Evropa (me Britaninë e Madhe në krye) e mbronin Serbinë duke dashur dhe menduar se kështu e ruajnë stabilitetin në Ballkan. Në shkurt të atij viti (1998), në kuadër të kësaj politike, i dërguari amerikan për Ballkanin, Robert Gelbard, e cilësoi UÇK-në si organizatë terroriste dhe mbi këtë bazë u nxorr Rezoluta 1160 e OKB-së.

Qëndrim të njejtë shfaqi Britania e Madhe me përfaqësuesin e saj, Lord Carrington, i cili, së pari në Bosnjë e kërcënonte Alija Izetbegoviqin, që të lëshonte pe para agresionit serb. Qëndrimi i Carringtonit ishte i njejtë edhe për Kosovën. Madje, Carrington, nuk e ndryshoi kurrë këtë qëndrim. Në vitin 1999 ai e akuzoi NATO-n për spastrim etnik të shqiptarëve dhe më vonë UÇK-në për spastrim të serbëve.

Ta kemi parasyshë që edhe atëherë kur Gelbard e akuzoi UÇK-në për terrorizëm, kishte shqiptarë që pajtoheshin me këtë gjë, por nuk dilnin haptas. Tashti ka ndryshuar situata dhe kundër Kosovës e UÇK-së, dhe në favor të Serbisë, kanë dalur një numër jo i vogël i ‘mediave’, ‘analistëve’ dhe tjerëve. Dmth këta i ndihmojnë procesit të vetëvrasjes së Kosovës. Natyrisht, disa janë pa mbamendje dhe budallenj, por jo të gjithë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

flamuri-kuq-e-zi

“Shqiptarët nuk janë trima, nuk kanë qejf të vdesin, sa më larg frontit aq më të çartur janë”

Vucic Vulini

Qasja e Perëndimit ndaj Vuçiçit ‘të padjallëzuar’ rrezikon të destabilizojë Ballkanin

Kim Mehmeti

Kosovën më shumë e ka dëmtuar Rama se sa Vuçiqi?

andi-bushati

Katër pika ku Rama është rreshtuar pro Serbisë

Haris Imamovic

Pse Perëndimi është i butë ndaj Serbisë?

Muhamer Pajaziti

Këshilli i Sigurimit duhet ta dënoj dhe të kërkoj përgjegjësi nga Serbia për agresionin në Veri të Kosovës

xhavit haliti

Sulmi terrorist në veri demaskoi Vuçiqin

xhemal ahmeti

Përpjekje për t’i kuptuar ngjarjet e fundit në veriun e Kosovës

Xhelal Zejneli

Agresioni i mbështetur nga Beogradi e shndërron dialogun në teatër absurd

INFO

NA NDIQ