Kroacia, Shqipëria dhe Kosova e realizuan një marrëveshje për bashkëpunim mes tre shteteve për mbrojtje dhe siguri e cila u përkrah nga shumë faktorë duke përfshirë edhe NATO, por e kundërshtuar ekstremisht nga Serbia.
Lind pyetja: Ku gjendet Maqedonia e Veriut? Pse ajo s’ka interes apo qasje për pjesëmarrje në një marrëveshje të tillë, aq më shumë kur është edhe anëtare e NATO-s?! Mos ndoshta e ka kapluar “Bota Serbe” e Vulinit dhe Vuçiqit me sallatë ruse?
Në Maqedoninë e Veriut jetojnë mbi 30% shqiptarë dhe janë kryesisht të orientuar në vlerat euroatlantike, por nëse nuk ndërtohen qëndrime konsensuale në orientimin e vendit, mund të ndodhë përplasja e madhe rreth orientimit të vendit.
P.S. Kohëve të fundit, prania e Dodikut në Maqedoninë e Veriut dhe eksponentë qeveritarë të vendit në fotografi me eksponentë serb si Dodiku dëshmojnë sallatën ruse!
(Marrë nga profili në Facebook i prof. Ruzhdi Matoshi)