Ku janë 1.5 milion eurot që i mori Boki 13, pyetje për Katica Janevën?

0

Kryeprokurorja speciale, Katica Janeva dje pasi që ka dalur nga prokuroria ku dha deklaratën e saj për rastin “Reket” është pyetur nga gazetarët se ku janë paratë që Boki 13 dhe Kiçeec i morën nga biznesmeni Orce Kamçev. “Ku janë paratë?”, ka qenë pyetja e gazetarëve, por Katica Janeva nuk ka dhënë përgjigje, vetëm se është buzëqeshur, përcjellë INA.

Në bisedat e përgjuara ajo në një moment flet me Kamçev, i dyshuari kryesor në rastin “Perandoria” nga Prokuroria Speciale. Janeva i thotë atij që mos të shqetësohet sepse gjithçka do të jetë në rregull. Janeva deri tani është e dëshmitari në këtë rast, por opozita dhe ekspertët kërkojnë që ajo të jetë e dyshuar, për shkak të lidhjeve të dyshimta me protagonistët në rastin “Reket”. (INA)