“Ku kanë qeverisur gratë, më mirë më ka dalë” | Ali Ahmeti: Pse, çka ju mungon grave?

Iliria News Agency
Iliria News Agency

21/01/2023

Pas takimit me qytetarët e Gostivarit, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka realizuar takim edhe me Forumin e Gruas të kësaj partie në Gostivar. Ahmeti duke cituar Sami Frashërin, Ahmeti e vuri theksin tek rëndësia e pozitës së gruas në shoqëri dhe përfaqësimin e saj në politikë. Ahmeti tha se nuk ndihet krenar me përfaqësimin momental të grave shqiptare dhe theksoi se pozita e gruas nuk duhet t matet me përqindje, përcjell KlanM.

Kam obligim moral për të respektuar gruan shqiptare, sepse më kanë strehuar, me pushkë nën jastëk kanë fjetur për të më mbrojtur mua më është krijuar momenti, pse mos u dalë zot këtyre nënave, motrave e grave për barazi. Kur kam ardhur nga ushtria dhe u futëm në politikë, asnjë grua shqiptare nuk ka pasur në asnjë institucion, as në Parlament, as në Qeveri, nga zeroja ia kemi nisur. Thua se dalim nga regjimi i mesjetës. Sot për të arriturat gëzohem, por nuk jam krenar. Nga 15 deputetë, gjashtë janë gra, 40 për qind, por nuk dua të matet përfaqësimi i nënave, grave e motrave me përqindje. Le të jetë garë e hapur. Pse çka u mungon grave, inteligjenca, jo. U them drejt, se aty ku qeverisin gratë më mirë më ka dalë se te burrat”, ka thënë në fjalën e tij Ali Ahmeti.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

Pançe Toshovski

Toshkovski: Atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

SONY DSC

Moti i ngrohtë “pushton” plazhet, fluks pushuesish në bregdetin shqiptar

INFO

NA NDIQ