Ku mbetën investimet e gjigantëve si Facebook e Google në RMV?

Iliria News Agency
Iliria News Agency

14/01/2022

Pak ditë para zgjedhjes së qeverisë së tretë të udhëhequr nga LSDM-ja, opinioni ende është në pritje të investimeve të paralajmëruara të kompanive Facebook dhe Google në Maqedoninë e Veriut, shkruan Alsat.

Kanë kaluar pothuajse pesë vjet, por në vend nuk ka asnjë investim të këtyre kompanive. Drejtori i zonave industriale Jovan Despotovski sot tha se nuk i ka premtuar këto investime, por ka paralajmëruar investime të kompanive në fushën e farmacisë dhe industrisë IT.

“Nuk do të komentoja për këtë, sepse nuk ishte njoftimi im. Ajo që mund të them dhe është në programin tim të punës, synimet që kam vendosur në fillim të mandatit tim, është që të sjell investitorë me vlerë të shtuar shumë më të madhe”, ka thënë Jovan Despotovski- drejtor i ZZHTI.

Në vitin 2017, gjigantët Facebook dhe Google u paralajmëruan personalisht nga kryeministri në largim Zoran Zaev. Me ndihmën e këtyre investimeve, Zaev tha se do të zgjidhet problemi i shkallës së lartë të të rinjve të papunë.

“Po punoj për t’i tërhequr kompanitë Facebook dhe Google me qendra në Maqedoni, me atë që i taksojnë me 23 dhe 19% në Zvicër dhe Dablin. Malta u ofron 4.3 % kurse unë u ofrova 3%. Por ata do të vijnë me fitim prej 30 miliardë euro me 3%, që është 900 milionë euro fitim në vend. Ne nuk do të humbasim asgjë kurse ata do të krijojnë shumë vende pune”, kishte thënë Zoran Zaev- kryeministër në largim.

Pikërisht në vitin 2017, që ishte vit premtues, janë shënuar më së paku fonde të investuara nga investitorët e huaj në pesë vitet e fundit apo vetëm 181 milionë euro.

Situata u përmirësua një vit më pas kur 614 milionë euro kapital të huaj u investuan në zonat industriale në mbarë vendin. Të dhënat thonë se përveç zonave në Shkup, pjesa tjetër me vite është bosh./Alsat

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

Pançe Toshovski

Toshkovski: Atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

INFO

NA NDIQ