Ndërkohë që në Beograd studentët protestojnë masivisht, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka vëzhguar nga afër punimet e një kantieri ndërtimi dhe ka thënë që është i bindur se “ do të ruhen paqja dhe stabiliteti”.
“Jam i bindur që sot do ta përballojmë gjithë presionin, sulmet dhe do të ruajmë paqen dhe stabilitetin. Dhe më pas do të fitojmë në të ardhmen”, ka thënë Vuçiç përmes një postimi në Instagram.
“Njerëzit kanë ëndrra të ndryshme. Disa ëndërrojnë për të shkatërruar diçka apo dikë, disa ëndërrojnë të ndërtojnë. Besoj se shumica e shtetasve serbë duan të ndërtojnë një Serbi më të mirë dhe më të suksesshme”, ka thënë Vuçiç të shtunën.