Ku po shkoni në Evropë, njerëzit po ju vdesin burgjeve çnjerëzore

INA
INA

22/09/2023

Muhamer Pajaziti

Në më pak se një vit, dy ish-ushtarë të UCK-së ndërruan jetë nga kushtet e rënda dhe çnjerëzor në burgjet e Maqedonisë.
Rexhail Qerimi nga fshati Opajë ndërroi jetë në kazamatet maqedone në janarin e ftohtë të vitit 2022.

Rrethanat e vdekjes nuk dihen akoma, por sipas burimeve jo zyrtare, Qerimi kishte gjetur vdekjen si pasojë e një sulmi në tru.

Fatin e njëjtë e përjetoi mbrëmë edhe bashkëluftëtari i tij, Musadik Pajaziti.

Gjatë qëndrimit të tij në burg, ai disa herë përmes avokatit të tij është ankuar për gjendjen e tij shëndetësore, e disa herë për keqtrajtim rrugës nga burgu për në gjykatë, kur mbahej gjykimi për ta.

Kur po i përkeqësohej gjendja shëndetësore, ai dërgohet në shtëpi ku edhe gjen vdekjen.

Në të dy rastet kemi shkelje të Nenit 3 (ndalimi i trajtimit çnjerëzor ose degradues) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas Nenit 3 [të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut], shteti duhet të sigurojë që një person të mbahet në kushte që janë në përputhje me respektimin e dinjitetit të tij njerëzor, që mënyra dhe metoda e ekzekutimit të masës mos ta nënshtrojnë atë në shqetësim ose vështirësi të një intensiteti që tejkalon nivelin e pashmangshëm të vuajtjes së natyrshme në burg dhe se, duke pasur parasysh kërkesat praktike të burgimit, shëndeti dhe mirëqenia e tij janë siguruar në mënyrë adekuate duke ofruar, ndër të tjera, ndihmën e nevojshme mjekësore …”

Ky është vetëm një nga faktet që dëshmon se Maqedonia është larg vlerave, parimeve dhe standardeve evropiane.

Raste të keqtrajtimeve në burgjet e Maqedonisë janë të shumta dhe viktimat janë të të gjitha nacionaliteteve.

Këtë gjë e dëshmoi ditë më parë edhe Ministri i ri i drejtësisë Krenar Lloga.

Ai ka publikuar në llogarinë e tij në fejsbuk fotografi nga burgjeve e vendit, ku shihen qartë kushtet e rënda dhe skandaloze ku qëndrojnë të burgosurit në burgjet e vendit tonë.

“Një shtet që nuk i trajton të burgosurit si qenie njerëzore nuk mund të quhet shtet”, shkruan Lloga në fejsbuk.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

takimi lidereve lideret

Partitë merren vesh për mbajtjen e zgjedhjeve, ja datat?

Krenar Lloga

Lloga: Dënimi me vdekje është i ndaluar tek ne, por mendoj se do të ishte shpëtim për ata monstra

derivate nafta dizeli benzin

Çmime të reja të derivateve të naftës nga mesnata në Maqedoni

OBSH

OBSH: Sëmundjet në Gaza mund të jenë edhe më vdekjeprurëse se sulmet ajrore

takimi lidereve lideret

Kasami, Mexhiti dhe Gashi braktisën takimin e liderëve, zënka me Xhaferin

forcat e armatosura shqiperi

111 vjet nga formimi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Kush janë personat e ndaluar për vrasjen e dyfishtë në Maqedoni, njëri ka parti proruse dhe ka qëndrime ekstremiste

Oliver spasovski

Spasovski flet për vrasjen e 14 vjeçares nga Shkupi dhe 74 vjeçarit nga Velesi

arrestim-vanja

Tre persona në paraburgim për vrasjen dhe rrëmbimin e Vanja Gjorçevska

INFO

NA NDIQ