Ku u “zhduk” Edi Rama, “zbulohet” pse po hesht për apo kundër hapjes së Urës së Ibrit

Picture of ina-online
ina-online

14/08/2024

BOTA
KOSOVA
SHQIPËRIA
MAQEDONIA
SPORTI
SHOWBIZ
DIASPORA
POLITIKA
Ku u “zhduk” Edi Rama, “zbulohet” pse po hesht për apo kundër hapjes së Urës së Ibrit
Naile EjupiNGA NAILE EJUPI MË 14 GUSHT 2024 NË ORA: 15:58
FOTO GALERI
Edi Rama dhe Albin Kurti
Bytyçi: Heshtja e Ramës nënkupton kundërshtim ndaj hapjes së Urës së IbritQarri: Edi Rama po pret të shoh ndonjë spektakël të mundshëm sipas qejfit të tij, për t’u prononcuar siç e ka zakon ai në favor të sivëllait Vuçiqit
U bllokua në vitin 1999, iu vendosën barrikada për t’u zëvendësuar me copa betoni e pemë, ndërsa tani Ura e Ibrit planifikohet të jetë urë lidhëse për qytetarët që ishin ndarë në jug e veri.

Autoritetet e Kosovës tashmë kanë nisur procedurat për testimin e fuqisë mbajtëse të urës së Ibrit, si hap para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve, ndërsa këto veprime po hasin në kundërshtim të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët kanë kërkuar edhe një hap shtesë, një diskutim të ri në dialogun Kosovë- Serbi.

Gjersa, i gjithë vendi “po vlon” nga deklarimet pro hapjes dhe kundër hapjes së Urës së Ibrit, ajo çka bie në sy është “heshtja” e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ndaj një çështje të rëndësishme për Kosovën.

closevolume_off
Bytyçi: Heshtja e tij është ndihmë e madhe për Serbinë

ImageProf. Enver BytyçiFOTO GALERI
Profesori dhe doktori Enver Bytyçi thotë se heshtja e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në fakt dëshmon se ai është kundër hapjes së Urës së Ibrit.

Sipas tij, Ramës i duhet leja e Beogradit për hapjen e saj dhe sigurisht ata nuk i japin leje.

“Prej disa javësh zhvillohet një debat I madh për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullimin e mjeteve të transportit, mallrave dhe shkëmbimeve të tjera midis veriut dhe pjesës tjetër të Kosovës. Dihet tashmë historia e mbylljes së kësaj ure. Janë të njohura edhe vendimet që janë marrë në marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel për hapjen e saj. BE financoi me 1.6 milion euro riparimin e saj dhe pati kërkuar hapjen e urës ë në vitin 2016. Tani kanë ndryshuar qëndrim. Në Bruksel thonë se Ura nuk duhet hapur. Të njëjtën deklaratë kanë bërë amerikanët. Ka edhe analistë dhe ndonjë politikan në Kosovë që thotë se ura nuk duhet hapur pa lejen e vendeve të QUINT-it. Por kryeministri i Shqipërisë nuk ka folur. Heshtja e tij në fakt dëshmon për faktin se Edi Rama është kundër hapjes së Urës së Ibrit. Si gjithmonë e ka alibinë e tij gati. “Ura nuk duhet hapur pa marrëveshje me ndërkombëtarët”! Po të fliste do të duhej gjithashtu të thoshte ato që ka thënë Peter Stano në Bruksel se “Çështja e Urës së Ibrit dhe hapja e saj janë objekt i dialogut me Serbinë”! Pra, i duhet marrë leje Beogradit për hapjen e saj. E ata janë të sigurt që Beogradi, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk japin leje për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim. Që do të thotë ura të mos hapet. Të qëndrojë e mbyllur. Duke qenë se kryeministri Rama nuk mund të dalë nga korniza e deklarimeve, çfarë i përmenda më lart, ai ka zgjedhur të heshtë”, deklaron Bytyçi.

Tutje, sipas tij, Rama mund të dalë me ndonjë deklarim që hapja e Urës së Ibrit është e mirë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, por hapja e saj duhet të bëhet me marrëveshje.

“Heshtja e tij është ndihmë e madhe për Serbinë, sepse ajo e përdor këtë fakt për t’u thënë partnerëve perëndimorë, se “Edhe Shqipëria nuk është dakord të hapet Ura e Ibrit! Ndryshe Edi Rama do të kishte folur pro-hapjes së saj”! Megjithatë nuk është çudi që në ndonjë mëngjes të dëgjojmë cicërimën e Ramës e të thotë: “Hapja e Urës së Ibrit është e mirë e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe më gjerë. Parimi i lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe kulturave është themelor. Por hapja e saj duhet të bëhet me marrëveshje. Ne në Ballkan nuk na duhen konflikte të reja. Askush nuk përfiton nga këto konflikte”! Të tilla fali kundërshtuese ai ka përdorur gjithmonë, në çdo deklarim e qëndrim për proceset që janë zhvilluar në Kosovë në këto katër vitet e fundit. Gjithnjë ka dalë kundër qëndrimeve të qeverisë dhe kryeministrit Kurti. Kundërshtoi konstituimin e kryetarëve të komunave dhe madje vendosi sanksione kundër Kosovës me anulimin e mbledhjes së përbashkët të qeverive të të dy vendeve. Bëri përgjegjës për këtë Albin Kurtin se “Po trazon ujërat e destabilitetit në rajon”! Ideja e tij se “Shqipëria dëmtohet nga qëndrimet destabilizuese të Albin Kurtit” është ajo me të cilën motivohet Edi Rama për ta kundërshtuar dhe sulmuar qeverinë e Kosovës. Më pas Rama kërkoi më shumë se ndërkombëtarët, madje hartoi një projekt të modelit të Beogradit për themelimin e Asosacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Duhet bërë kjo që Kosova të ecë përpara ë të integrohet në strukturat euro-atlantike, thoshte. Presion të jashtëzakonshëm bëri ai për t’ia dhuruar Vuçiq një asosacion, pa këmbëngulur aspak që Beogradi ta njohë Kosovën shtet. Keni parë ndonjë deklaratë prej nëntorit të vitit 2014, me të cilën ai I kërkon presidentit të Serbisë njohjen de jure e de facto të Kosovës nga ana e Serbisë?! Në vizitën e tij të 2014-ës ai e bëri deklaratën e tij në Beograd, me qëllim që të fitonte mbështetjen e Kosovës për ta realizuar më pas ndarjen e saj pë kundërshti! Këtë e vërtetoi fakti se Rama, sipas zonjës Biserko, u mor vesh me Aleksandër Vuçiq gjatë një vizite në Nish në nëntor 2016 për ndarjen e Kosovës dhe u angazhua fuqishëm bashkë me Hashim Thaçin për këtë projekt”, pohon Bytyçi./Bota Sot

TË FUNDIT
17 minuta
Basti i Adriatik Lapaj: Ramën e çoj në shtëpi, marr 71 mandate në 2025!
30 minuta
Joseph: Serbët e Kosovës janë futur në lojën e planeve serbe dhe ruse për të...
34 minuta
Lista/ Këta janë të akuzuarit për terrorizëm në rastin Banjska
45 minuta
Kryetarët e Komunave të Prizrenit dhe Pejës krahasojnë Kurtin me Millosheviqin, reagojnë deputetët e VV-së
47 minuta
Në Shqipëri, çmimet e 150 produkteve janë 80% më të larta se në Evropë

ME TE LEXUARA

47 minuta
Në Shqipëri, çmimet e 150 produkteve janë 80% më të larta se në Evropë
45 minuta
Kryetarët e Komunave të Prizrenit dhe Pejës krahasojnë Kurtin me Millosheviqin, reagojnë deputetët e VV-së
34 minuta
Lista/ Këta janë të akuzuarit për terrorizëm në rastin Banjska
30 minuta
Joseph: Serbët e Kosovës janë futur në lojën e planeve serbe dhe ruse për të...
1 ditë
Haradinaj: Miqësia e përhershme me Amerikën është e pathyeshme dhe ajo nuk mund të prishet nga askush
17 minuta
Basti i Adriatik Lapaj: Ramën e çoj në shtëpi, marr 71 mandate në 2025!
24 orë
KFOR: Ruajmë praninë e përhershme në urën mbi lumin Ibër
22 orë
Kryeministri Kurti siguron libra falas për nxënësit e Luginës së Preshevës
22 orë
Konjufca priti Spiropalin në Prishtinë: Për Shqipërinë, kosovarët luftuan me dekada (VIDEO)

LEXO MË SHUMË

adriatik lapaj

Basti i Adriatik Lapaj: Ramën e çoj në shtëpi, marr 71 mandate në 2025!

Edward Joseph Zhozef  Eduard

Joseph: Serbët e Kosovës janë futur në lojën e planeve serbe dhe ruse për të…

grupi banjska radojcici

Lista/ Këta janë të akuzuarit për terrorizëm në rastin Banjska

Kurti Kuvend i Kosoves

Kryetarët e Komunave të Prizrenit dhe Pejës krahasojnë Kurtin me Millosheviqin, reagojnë deputetët e VV-së

fature-market

Në Shqipëri, çmimet e 150 produkteve janë 80% më të larta se në Evropë

Sali Berisha

Sa vite burg rrezikon Sali Berisha? Përgjigjet avokati i tij

fatos nano

Fatos Nano sërish në spital

konvertimet katolik nga musliman mysliman

Vazhdojnë konvertimet në fenë katolike, vetëm sot rreth 100 persona, mes tyre edhe ish-rektori i UP’së

Glauk Konjufca Elisa Spiropali

Konjufca priti Spiropalin në Prishtinë: Për Shqipërinë, kosovarët luftuan me dekada (VIDEO)

INFO

NA NDIQ