Kuadro të dështuar dhe misioni i harruar !

Nga Qemal Musliu/

Pa aftësia e faktorit vendor dhe neglizhenca e miqve tanë, ditë e për ditë po zbehet, po i dele ngjyra, dhe po rezulton me dështime të reja, të një pas njëshme, të cilat dëmtojnë rëndë çdo vlerë pozitive, edhe që ishte dhe bëhet në vazhdim. Këto veprime shkojnë vetëm në interes të armikut të përbashkët.

Udhëheqësit dhe politikë-bërësit në trungun e autokton shqiptarë, si në: DARDANI (Kosovë), dhe në ILIRIDË (Maqedoni), karakterizohet me kuadro, të cilat nuk janë të përgatitur as për së afërmi në pozitat ku janë dhe në raport me aftësitë dhe kurthet që përgatiten nga destablizuesit: serbo – ruso – grekë.

Faktori: UNMIK, KFOR dhe EULEKS, nuk janë në harmoni me misionin e tyre dhe me interesat dhe zhvillimet pozitive të popullit shqiptarë. Ata shumë herë, bënë një politikë, një veprim, që është në kundërshtim me vlerat reale të popullatës autoktone shqiptare. Veprimet e tilla janë denigruese, që “misioni e tyre” dhe qëllimi i tyre duhet të jetë ndryshe, nga ky që sot bëhet në Dardani dhe në FYROM. Gjithashtu edhe përfaqësuesit diplomatike, nuk bëjnë prezantimin objektiv dhe nuk janë të “prerë” ndaj shumë padrejtësive nacionale, që në shtetet e tyre tani janë të perënduar, sidomos, kur është fjala në qeverinë e: FYROM –it, ku bëhen pa drejtësi klasike ndaj popullatës autoktone shqiptare. Për habi dhe për turp të kohës: “Ligji i gjuhëve në Maqedoni” . Parlamenti aprovon, i pari i vendit, e kundërshton, me arsye të pa arsyeshme, se po prishka “Unitaritetin e shtetit”. Ky person jeton me ëndërrta e mesjetës, kur ai me gjenezën e tij, fare nuk ka ekzistuar në këto hapësira ? !!! Kjo risi me shifra matematikore “mbi 20%”, në lëmin Juridike, është një zbulim i ri, i kohës së perënduar, për shoqërinë që jeton në shtetin me emër të diskutuar !

Gjithashtu faktori ndërkombëtar progresivë, edhe në Shqipëri, duhet të jetë më azhur dhe pa “përkëdhelje” ndaj strukturave të ndryshme politike, që kanë vizione të mbrapshta – lindorë .

Duhet ta dijë çdo kush, mirë e hollë, dhe çdo herë se, deri sa të i bëhet pa drejtësitë popullatës autoktone shqiptare, që i u bënë dhe po i bëhet, do të ketë kundërshtime dhe destabilizim në vazhdim. Vetëm kur respektohet dhe garantohet një zhvillim dhe progres, në hap me kohën, dhe e drejta e plotë e popullit shqiptarë, atëherë do të ketë paqe dhe zhvillim të mirëfilltë në hap me kohën moderne.

X Ngjarjet e llojit në vazhdim, do të jenë deri sa populli udhëhiqet me kuadro të pa përgatitura, të cilat jo që nuk duan, por nuk din dhe për pak interesa, mashtrohen dhe japin gjithçka. Prandaj në trungun autokton Shqiptarë në gadishullin Ilirik ( Ballkan), aq shumë janë shikoni vetë në FYROM, çfarë lojëra bëhen në emër të “barazisë”, si në gjuhë, dhe në çdo strukturë shoqërore. Bihen ligje me shifra me mbi 20%. ndikimet e huaja, sa po të dalin në sipërfaqe, do të habiten edhe vetë autorët, e këtyre ndikimeve negative.

Udhëheqësia dhe pa aftësia e tyre në trungun autokton, dita ditë sjell dhe po krijon pakënaqësi dhe probleme të reja në vazhdim, duke mos bërë shkëputje për asnjë moment. Qëllim dhe “interes ” të vetëm kanë pozitat dhe leverditë e ndryshme, individuale, aty ku janë, si udhëhe-qës.