Kualifikimi në ‘Euro2024’, Sylvinho: Nder të jem trajneri i Shqipërisë, u ndjeva i frikësuar pas barazimit

Picture of ina-online
ina-online

17/11/2023

Trajneri i Kombëtares Sylvinho ka deklaruar se e ka për nder që të jetë trajneri i Shqipërisë.

Në një konferencë pas ndeshjes së sotme ndaj Moldavisë, Sylvinho ka theksuar se është shumë i lumtur që arritën të realizonin një ëndërr.

Po ashtu ai theksoi se gjatë ndeshjes së sotme, momenti i vetëm që është ndjerë i friksuar ka qenë kur Moldavia barazoi në minutat e fundit. Për ndeshjen ndaj Ishujve Faroe, Sylvinho theksoi se shpreson fitore në Air Albania.

Intervista:

Si ndiheni për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024?

Silvinho: Për mua është një nder i madh ajo që kemi arritur. Jam shumë i lumtur që u realizua kjo ëndërr. Unë jam brazilian, por ne jemi të ngjashëm me shqiptarët, krijojmë marrëdhënie të afërt me të gjithë. Është bërë një punë e madhe dhe sigurisht ishte një ëndërr që u realizua.

Patën ndonjë moment, kur menduat se ndeshja mund të humbej, sidomos në fund të sfidës?

Silvinho: Po, kishte momente delikate. Ata luajtën edhe me topa të gjatë. Vërtetë pas golit që pësuam, jam ndjerë i shqetësuar, sepse rezultati mund të ndryshonte. Moldavia luan shumë mirë futboll, është një nga skuadrat më të vështira në grup, ka pësuar vetëm 1 humbje ndaj nesh, sa i përket fizikut të lojtarëve, por edhe për lojën me topa të gjatë. Dua të komplementoj punën e bërë nga trajneri moldav.

Cilat janë emocionet e tua më të mëdha, kur fituat Ligën e Kampioneve apo tani që u kualifikuat në Gjermani?

Silvinho: Sigurisht të luash në Champions dhe të fitosh atë është një diçka shumë e mirë. Por edhe të shkosh në Gjermani është diçka kaq e bukur dhe e pabesueshme. Si futbollist ishte diçka me rëndësi për mua, por edhe kjo që sapo arritën është shumë e bukur, është si ëndërr. Unë dua të falënderoj edhe Panucin dhe Rejan, pasi ata e nisën punën për këtë kualifikim ëndrrash. Dua të falenderoj lojtarët që kanë qenë dhe janë në këtë Kombëtare.

Mister, ç’mund të thoni për Brojën? Ai ka qenë pak i pranishëm në këto kualifikuese për në Europian.

Silvinho: E kemi thënë shpesh për Brojën, ai ka pësuar një dëmtim dhe ka 11 muaj pa luajtur. Ai kishte bërë disa minuta dhe tek ne ndjeu shqetësime fizike e për 1 muaj e gjysmë nuk u aktivizua. Luajti për pak minuta përballë Cityt. Për ne rëndësi ka shëndeti i lojtarit, ai ka vlera, është lojtar i jashtëzakonshëm. Ne jemi të lumtur që e kemi në ekip, por ne nuk jemi makina, jemi njerëz në radhë të parë. Ne kemi dhe një sfidë ndaj Ishujve Faroe, duhet të respektojmë publikun tone, urojmë të arrijmë një fitore.

TË FUNDIT
26 minuta
Pesë të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit sot janë liruar me pushim prej 30 ditësh
39 minuta
Themelohet organ i përbashkët i koalicionit VLEN
1 orë
BDI në “lucidum intervallum”
4 orë
Kamala Harris në kërkim të profilit politik dhe parave
4 orë
Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat

ME TE LEXUARA

24 orë
Presidenti Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale
11 orë
Manaj pritet në mënyrë fantastike nga fansat e Sivassporit
26 minuta
Pesë të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit sot janë liruar me pushim prej 30 ditësh
19 orë
CNN zbulon prapaskenat, ja kur e mori Joe Biden vendimin përfundimtar për t’u tërhequr nga gara për President
11 orë
Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale
2 ditë
Vrasje e trefishtë në Memaliaj në Shqipëri

LEXO MË SHUMË

cavkov te denuarit 27 prilli

Pesë të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit sot janë liruar me pushim prej 30 ditësh

vlen komisioni

Themelohet organ i përbashkët i koalicionit VLEN

naser-pajaziti

BDI në “lucidum intervallum”

Kamala Harris 2

Kamala Harris në kërkim të profilit politik dhe parave

kazino

Goditen dy kompani të lojrave të fatit në Maqedoni, i merren licencat

Qeveria E RMV

Kryeministri Mickoski merr rrogë 2.280 euro, ministrat dhe zv/ministrat 1.870 euro

fature-market

LSM: Shpenzimet për një familje në Maqedoni për muajin korrik, 60.570 denarë

arben taravari

Taravari: BDI kishte 22 vite për të implementuar idetë

derivate nafta dizeli benzin

Ulen çmimet e derivateve të naftës

INFO

NA NDIQ