Kufiri Llojan-Miratoc mbetet i mbyllur

Në vitin 2019 është firmosur marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë për hapjen e vendkalimit kufitar Llojan-Miratoc.

Pëfaqësuesit e partive politike disa herë kanë paralajmëruar hapjen e kësaj pike kufitare, por deri më tani akoma nuk ka ndodhur.

Nga Qeveria e Maqedonisë thonë se, procedurat lidhur me këtë cështje janë duke vijuar. “Egziston një vullnet i ndërsjell politik nga të dyja palët për hapjen e tij, ndërsa presim që Serbia të emëroj një bashkëkryetar të Komisionit të përbashkët të ekspertëve, për hapjen e pikave kufitare, për vazhdimin e komunikimit në këtë drejtim”.

Llojanin me Miratocin i ndanë vetëm tre kilometra rrugë, kjo do të ishte pika kufitare e cila do t’ua lehtësontë rrugëtimin këtyre banorvë, ndërsa për të vizituar njëri-tjetrin banorët e LLojanit dhe të Miratocit duhët të bëjnë 40 kilometra rrugë. (INA)