Kujdes, 1500 euro gjobë nëse kapesh duke pirë cigare në veturë

0

Lajme të këqija për ata që pijnë cigare në veturat e tyre gjatë vozitjes. Gjobë prej 1500 euro nëse në Greqi do të kapesh duke pirë cigare në veturë dhe konfisohet patent shoferi për një muaj. Kjo masë do të vlejë edhe për shoferët e taksive, autobusëve dhe automjeteve tjera publike.

Gjithashtu, sipas rregulloreve të reja, nëse në automjetin publik ka ndonjë fëmijë nën moshën 12-vjeçare, atëherë gjoba do të jetë deri në 3000 euro.

Ndërsa shoferët me automjetet personale (private) që pinë cigare gjatë vozitjes dhe në automjetin e tyre bashkë me ta është një fëmijë nën moshën 12-vjeçare, do të gjobiten me 1500 euro po ashtu si dhe do t’iu merret patenta e shoferit.

Shoferët, po ashtu, do të gjobiten njëjtë nëse bashkudhëtari i tyre konsumon produktet e cigares, raporton koha.net. Një masë e tillë viteve të fundit po zbatohet edhe në disa shtete të SHBA-ve. (INA)