Kujdes dhe rehabilitim për 38 fëmijë me pengesa intelektuale në Qendrën e re ditore në Likovë

Në Qendrën e re të specializuar ditore në fshatin Orizare, 38 fëmijë me pengesa intelektuale prej moshës 2 deri 14 vjeç nga Komuna e Likovës do të përgatiten për shkollim adekuat në sistemin e rregullt arsimor, Përgatitjen do ta bëjë ekipi profesional I përbërë nga rehebilituesi dhe edukatori, logopedi, psikologu, punëtori social dhe fizioterapeutisti.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se qëllimi i terapisë së paraparë individuale, grupore dhe okupuese të fëmijëve me pengesa është që ata nga mosha më e hershme të përfitojnë dhe të zhvillojnë shkathtësi për jetën e përditshme.

Sipas ministres Jagoda Shahpaska, përmes Qendrës ditore edhe më të vegjlit realisht do t’I ndjejnë reformat sociale që po I ndërmerr Qeveria.

“Qëllimi I reformës sociale është të afrohen shërbimet sociale drejt shfrytëzuesve, drejt qytetarëve. Të rritet përfshirja e qytetarëve të cilët hyjnë në sistemin e mbrojtjes sociale, të përmirësohet cilësia e shërbimeve sociale, e me atë të përmirësohet edhe jeta e tyre. Plotësisht të ulet papunësia dhe të përmirësohet standardi I jetës për të gjithë qytetarët”, tha ministrja Shahpaska.

Ajo sot përfaqësuesve të shoqatës “Imago plus” ua dorëzoi lejen për ushtrim të veprimtarisë nga mbrojtja sociale për shërbimin kujdes për fëmijët me pengesa.

Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, tha se si bashkësi lokale janë krenarë që po e ndërmarrin përgjegjësinë për kujdesin e fëmijëve me pengesa nga komuna e tyre.

“Ata dhe prindërit e tyre tani e tutje nuk do të duhet të udhëtojnë drejt qyteteve për ta marrë kujdesin e domosdoshëm. Plotësisht, ne më mirë I njohim problemet specifike me të cilat përballen këto familje, kështu që besoj se ndihma që do ta marrin në Qendrën e re ditore në Orizare do të jetë më cilësore nga ajo që ishte e kapshme deri më tani”, tha kryetari i komunës Arifi.

Kryetarja e Shoqatës “Imago Plus”, Zemrijet Bela Veseli, tha se vazhdimisht I sendërton shkathtësitë dhe profesionalitetin në punën me fëmijë me pengesa dhe prindërve të tyre.

Sipas koordinueses së Qendrës ditore, Arineta Nuhia, “nuk ka privilegj më të madh nga ai për ta ndihmuar atë që I nevojitet ndihmë”.

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale së shpejti do të kumtojë konkurs të ri publik për projekte shtesë për komunat të cilat nuk arritën të aplikojnë në konkursin e parë, ndërsa për atë qëllim vazhdimisht bëhet targetimi I nevojave të qytetarëve.