Kujdes ku do të studioni, nga disa fakultete mund të mos nostrifikohet diploma

0

Diplomat të lëshuara nga fakultete të licensuara në të ardhmen nuk do të jenë garant që ajo do të njihet në Mal të Zi, pasi Ministria e arsimit është duke punuar në avansimin e sistemit të njohjes së diplomave nga jashta, shkruan Ulqini Online.

Ky proces, siç bëhet e ditur nga sektori i arsimit për DN, përfshin një shqyrtim më të detajuar të diplomave gjatë procedurës së njohjes, por edhe një sistem elektronik për dorëzimin e aplikacioneve. Gjithashtu, në procesin e njohjes së diplomës, do të merret parasysh gjithashtu edhe imazhi i fakultetit.

Studimet në një pjese të universiteteve private në shumicën e rasteve në të ardhmen do të marrin edhe riskun e mosnjohjes së diplomës. Zgjidhja më e mirë janë fakultetet pranë universiteteve publike në shtetet respektive ku do të vendosin studentët që dë të studiojnë.