Kujdes kur i bërtisni fëmijëve, është aq e dëmshme sa abuzimi seksual ose fizik

Picture of INA
INA

03/10/2023

Hulumtimi i ri nga SHBA dhe Londra ka treguar se të bërtiturit ndaj fëmijëve mund të jetë po aq e dëmshme për ta sa abuzimi seksual ose fizik.

Studimi, nga organizata bamirëse në Mbretërinë e BashkuarWords Matter, u botua këtë muaj në revistën Child Abuse & Neglect. Ky studim thekson se abuzimi verbal i fëmijëve (CVA), të njihet zyrtarisht si një “formë keqtrajtimi”.

Për ta zbuluar këtë, studiuesit nga Universiteti Wingate në Karolinën e Veriut dhe University College London (UCL), analizuan 166 studime mbi abuzimin verbal. Autorët e studimit zbuluan se çështjet që përcaktojnë abuzimin përfshinin “tonin negativ, përmbajtjen e të folurit dhe ndikimin e tyre të menjëhershëm”. Personat që i bërtasin fëmijëve më të zakonshëm janë prindërit, nënat dhe mësuesit, sipas studimit.

“Abuzimi mund të krijojë efekte themelore emocionale dhe psikologjike, të cilat përfshijnë obezitetin, rrezikun e shtuar të zemërimit, keqpërdorimin e substancave, depresionin dhe vetëdëmtimin”, tha UCL në një deklaratë.

Aktualisht, katër kategori përfshijnë abuzimin e fëmijëve: abuzimi fizik, abuzimi seksual, abuzimi emocional dhe neglizhenca. Studimi vuri re se me kalimin e viteve, abuzimi emocional në fëmijëri “është rritur në frekuencë”.

“Parandalimi i keqtrajtimit të fëmijëve është mënyra më efektive për të reduktuar përhapjen e problemeve të shëndetit mendor të fëmijëve,” tha në një deklaratë bashkautori i studimit dhe profesor Peter Fonagy, kreu i Departamentit të Psikologjisë dhe Shkencave Gjuhësore në UCL.

Studiuesit arritën në përfundimin se njohja e abuzimit verbal të fëmijëve si një lloj abuzimi, është një “pikënisje” për identifikimin dhe parandalimin e tij. Autorët e studimit rekomandojnë gjithashtu edukimin e të rriturve për rëndësinë e sigurisë, mbështetjes dhe kujdesit gjatë komunikimit verbal me fëmijët.

“Abuzimi verbal në fëmijëri duhet të njihet patjetër si një formë abuzimi për shkak të pasojave negative gjatë gjithë jetës”, tha në një deklaratë autori kryesor i studimit, Wingate Profesor Shanta Dube.

TË FUNDIT
3 orë
​Një infeksion bakterial vdekjeprurës trondit Japoninë
4 orë
Fruta që duhen konsumuar çdo ditë për të mos shtuar në peshë
2 ditë
Të rinjtë po vuajnë gjithnjë e më shumë nga kanceri i zorrës së trashë
2 ditë
Hurmat – fruti me vlera të larta ushqyese
2 ditë
OBSH alarmon për rrezikun: Antibiotikët nuk po funksionojnë

ME TE LEXUARA

4 orë
Fruta që duhen konsumuar çdo ditë për të mos shtuar në peshë
3 orë
​Një infeksion bakterial vdekjeprurës trondit Japoninë

LEXO MË SHUMË

virus_19

​Një infeksion bakterial vdekjeprurës trondit Japoninë

IMG_3318

Fruta që duhen konsumuar çdo ditë për të mos shtuar në peshë

barku_zorret

Të rinjtë po vuajnë gjithnjë e më shumë nga kanceri i zorrës së trashë

hurme

Hurmat – fruti me vlera të larta ushqyese

OBSH

OBSH alarmon për rrezikun: Antibiotikët nuk po funksionojnë

miza ushqim

Rreziqet shëndetësore që vijnë nga mizat që prekin ushqimin

Bashkim Ziberi

VIDEO/Ziberi: Shkalla e vdekshmërisë nga kanceri në Ballkan, shumë më e lartë se sa në BE

edvin prifti

Ja kush e shpiku koronavirusin në laborator, kardiokirurgu shqiptar zbulon

shalqi bostan

Përfitimet e jashtëzakonshme që merrni nga konsumi i shalqirit

INFO

NA NDIQ