Kujdes! Ky virus në Android ju vjedh të dhënat e bankës!

INA
INA

3 Korrik, 2023

Sulmet kibernetike janë mjaft të shprehura. Mjaft qytetarë bien pre e tyre.

Ekspertët e sigurisë kanë lëshuar së fundmi një paralajmërim për përdoruesit e telefonave Android, pasi një virus që vjedh të dhënat bankare po qarkullon në këtë sistem operativ.

Sipas ekspertëve të “ThreatFabric”, bëhet fjalë për virusin e quajtur “Anatsa” që mund të infektojë celularët Android përmes aplikacioneve nga Google Play Store.

Ky virus vjedh të dhënat bankare që përdoruesit mund të kenë në celularët e tyre. Paralajmërimi vjen sidomos për shtetet SHBA, Angli, Gjermani, Austri dhe Zvicër, pasi në këto vende ky virus po qarkullon së fundmi.

Pasi virusi “Anatsa” infekton pajisjen, hakeri ka mundësi që të vjedhë kredencialet dhe të hyjë në llogarinë bankare të përdoruesit.

“Anatsa” nuk është një virus i ri. Ai është në qarkullim që prej vitit 2020, por së fundmi është masivizuar për shkak se infekton telefonat përmes platformës Play Store.

Është vënë re se ky virus ka infektuar mbi 30 mijë pajisje. Virusi “Anatsa” është i fshehur në disa aplikacione në Play Store të shfaqura së fundmi, që paraqiten si lexues PDF-je.

Google ka bërë të ditur se aktualisht të gjitha aplikacionet e infektuara me këtë virus janë hequr nga Play Store, por rreziku ekziston tek ata përdorues që i kanë shkarkuar tashmë këto aplikacione.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

samsung

Detaje të telefonit të ri të Samsung

hena

Uji në Hënë krijohet nga një forcë misterioze që vjen nga Toka

Facebook-780x439-650x358

Facebook ndryshon logon

audi

“Audi” hap objektin dhjetëra milionësh për testimin e përplasjeve

google

Google akuzohet si fajtore në vdekjen e një burri amerikan

apple-iphone-15-pro-3

Sa kushtojnë pjesët e riparimit të iPhone 15?

apple

Apple sapo publikoi përditësimin e Ios 17, ja çfarë ka të re

PS playstation

Play Station 5 me ngjyra të ndryshme – sa do t’i kushtojë lojtarëve?

elon musk mark zuckenberg

Musk, Gates dhe Zuckerberg u takuan: “Nëse inteligjenca artificiale shkon keq, do të shkojë shumë keq”

INFO

NA NDIQ