Kujt po i pastrohet lëkura nga djegia e Gjykatës në Kumanovë, reagon kryetari i Alternativës në Kumanovë

ina-online
ina-online

11 Korrik, 2023

Kryetari i Alternativës dega në Kumanovë, Orhan Kurtishi ka reaguar pas djegies në Gjykatën Themelore në Kumanovë duke ngritur dilemat dhe dyshimet në lidhje me motivet dhe mënyrën se si asnjëherë nuk po gjendet fajtori në këto faje të përsëritura.

“ Edhe një goditje për besueshmërinë e gjyqësorit në Kumanovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Është interesante se në çdo 2-3 vite na digjen gjykatat, rastësisht këto djegie ndodhin në hapësirat ku mbahen arkivat dhe në asnjërin rast deri më tani nuk është gjetur fajtori. Jo rastësisht edhe në sondazhet e besueshmërisë së institucioneve Gjyqësori është e fundit për nga besimi.

Kujt po i pastrohet lëkura? Dhe kush është aq i fuqishëm që ta ndezë zjarrin dhe ta fsheh tymin? Siç duket as me këta udhëheqës të këtij institucioni nuk ka ndryshim të traditës së krimit dhe korrupsionit. Agjenda e bllokut “Pro Evropian” po fillon t`i jap shenjat e para. Populli thotë:” Ujku qimen e ndërron, po zanatin nuk e harron”.

Zhvillime të rëndësishme e jo të rastësishme. Shpresë e humbur e qytetarëve. Guxim i tkurrur në maksimum dhe gjithçka qetë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë. “

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

duhan cigare

Fëmijëve u shiten cigare me copë para shkollave në Tetovë (VIDEO)

Klinika-Shkup

Shënon rritje numri i pacientëve me grip, por edhe me Covid-19 në Maqedoni

instituti-arben-xhaferi

Instituti “Arben Xhaferi”: Ndryshimi i Kodit Penal anti evropian dhe i dëmshëm në luftën kundër korrupsionit

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia të kujdeset që ligjet të jenë në përputhje me standardet evropiane

Bullgari-Maqedoni-780x439-1

Regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, “kacafytje” mes maqedonasve dhe bullgarëve!

Muhamed Zekiri

Shtyhet seanca gjyqësore për Muhamed Zekirin

mickoski jankullovska gordana

Takimi Mickoski-Jankullovska/ ASH: A do të thotë se kjo fotografi do të kthejë kriminelët në politikë?

baste bastore

Pagoi tiketën as 1 euro, fitoi afër 30 mijë euro nga bastet (FOTO)

hkolla_klasa_derrasa_e_zeze_sindikata greve

Rrogat e arsimtarëve nga ky muaj rriten për 15%

INFO

NA NDIQ