Kujt po i pengon pse po përzihet Albin Kurti?

INA
INA

28/02/2024

Arbër Zaimi

Pse po ndërhyn Albini, pse po ndërhyn VV-ja… por si nuk u ankuan kurrë për ndërhyrjet e të tjerëve?

Kjo formulë po përsëritet nga ata që duan të sulmojnë opozitën shqiptare dhe të mbrojnë BDI, duke menduar se publiku nuk mban mend. Por, para më pak se tre vitesh në fushatën në Maqedoninë e Veriut u përzie dhe PS e Shqipërisë. Erion Veliaj bënte foto me Grubin e Ahmetin në Shkup, pastaj bënte fushatë për Shilegovin. Askush s’e ngriti si çështje atëherë.

Ka numër të madh shembujsh se si partitë shqiptare nga Kosova e Shqipëria kanë mbështetur politikanë e parti në Maqedoni të Veriut, ashtu siç ka sa të duash shembuj se si politikanë nga Maqedonia e Veriut kanë ndihmuar në fushata të preferuarit e tyre në Kosovë apo Shqipëri.

S’ka asgjë të re në bashkëpunimet e rivalitetet mes subjekteve dhe partive shqiptare. Për sa kohë kjo është në suazat e ligjit, s’ka asgjë të keqe.

E vetmja gjë e re, që vërtet ka ndryshuar, është qeverisja e pakorruptuar në Kosovë. Ky model i tremb partitë e vjetra. Sepse nëse ky model përhapet, shumëkush mbetet pa rryshfetin e majmë. Prandaj janë kaq vajtuese ankesat, nga Beogradi e teposhtë, pse po përzihet Albini e pse po përzihet VV.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

policia-veri

A do të jetë Kosova, Ukraina e radhës?

sunaj-raimi

Gjuha shqipe dhe obligimet tona kombëtare!

granit osmani

Nuk e di si mund kumanovarët ta mbështesin BDI-në pas gjitha të bëmave të tyre!

Ibrahim Kazimi

Romani «Eskadronët e Vdekjes»(kronikë e një kasaphane) -një sakrament historik mbi sakrificën kombëtare…

rexhail ramadani

S’kam asgjë personale me Ahmetin, por ai krijoi një regjim hibrid mbi popullaten shqiptare

kalosh

Armiku historik

nato-1

Problemi i madh që NATO kishte në Luftën e Ftohtë, tani është edhe më i madh…

enver tivari

Zbulohet urdhri i Enver Hoxhës për masakrën e Tivarit: “T’i zhdukim ose t’i shpërngulim” shqiptarët

nexhat

Paragjykimet ndaj proçesit zgjedhorë

INFO

NA NDIQ