Kujtesa lidhet edhe me vrapimin

0

Një studim i fundit ka treguar se ushtrimet e moderuara me vrapim çdo ditë ndihmojnë në performancë më të mirë të trurit dhe në kujtesë më të mirë.
Ky studim ka treguar se proteinat që sekretohen nga indet e muskujve transportohen në tru, përcjell lajmi.net

Eksperimenti është bërë tek minjtë dhe ka rezultuar se sa më shumë kohë që kanë kaluar ata në rrotën stërvitëse, niveli i proteinave është rritur.

“Tek njerëzit që ushtrojnë rregullisht 4 muaj është vërejtur një performancë më e mirë njohëse të gjërave edhe më komplekse e gjithashtu një kujtesë më e mirë”, është shprehur neuroshkencëtari Henriette van Praag.

Përveç përfitimeve fizike shëndetësore tani po del që ushtrimet dhe vrapimi janë mjaft të dobishme edhe për performancën e trurit.

Andaj, nuk ka ndonjë arsye që të mos gjejmë kohë gjatë ditës për stërvitje qoftë në natyrë apo edhe në palestër./