“Kujtesa për Kosovën, një projekt që së shpejti do të vijë në Tetovë. Lajmi është komunikuar nga profesori Arsim Sinani, që po përgatit një projekt të ri për të rikujtuar eksodin kosovar.
“Dokumente, argumente, ditari i shënimeve, foto, dëshmi, letra, për të dëbuarit nga Kosova. Makina e shkrimit origjinale e ruajtur ku u shkruajtën qindra dokumente, e Verdi Abdullahut, për të dëbuarit nga Kosova, e uajtur me kujdes, dhe shumë gjëra tjera, në një botim dhe ekspozitë”, ka shkruar Sinani.
Ky projekt do të jetë në bashkëpunim me Bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani” të Kosovës, Muzeun Historik Kombëtar, komunën e Tetovës dhe Ministrinë e Kulturës e RMV-së. (INA)