Kuka: Pritja në qytetin e lindjes shijon ndryshe

Xhudistët kosovarë janë pritur në mënyrën me të mirë të mundshme pas suksesit në Tokyo

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova arritën të fitojnë medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan lajmi.net.

Pas këtyre sukseseve ekipi i xhudistëve u kthye në Kosovë dhe u prit me festë fillimisht në Prishtinë e më pas edhe në Pejë.

Duket se trajnerit të xhudos Driton Kukës i ka pëlqyer më shumë festa në vendlindje, ai e bëri të ditur këtë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ai falënderoi qytetarët, komunën dhe kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxherin për pritjen madhështore. /Lajmi.net/

Postimi i plotë i Driton Kukës:

Pritja në qytetin e lindjes shijon ndryshe!

Kampionet tona Olimpike ngrohësisht u priten dhe përshendeten në vendlindje.

Kryetari Muhaxheri dhe Drejtoresha Syka u përkujdesen për pritje madhështore të ekipit tonë!

Faleminderit për pritje madheshtore Peja ime