Kuletat në disa lokacione në Shkup, surprizojnë qytetarët!

Sëmundjet mund të parandalohen dhe të shërohen më lehtë nëse diagnostikohen me kohë. Vetëdijësimi për rëndësinë e kontrolleve të rregullta shëndetësore luan rolin kryesor në këtë proces për të cilin VFV Clinic realizoi një aktivitet me qytetarët.

“Kuleta e humbur” ishte loja nëpërmjet të cilës klinika shpërndau disa kuponë me vlerë prej 3000 denarëve për cilën do kontrollë që qytetarët do ta zgjedhin vetë.

“Në këto kuleta nuk ka as para, as dokumente, e as nuk i takon ndonjë personi por, ka diçka shumë të vlefshme për njerëzit që do t’i gjejnë” thuhet në videon e klinikës private duke iu referuar kuponëve që vlejnë për të gjitha repartet e klinikës.

Ndryshe, çdo repart i kësaj klinike është i pajisur me teknologjinë më moderne që mundëson diagnostikim të saktë dhe të sigurt për ju.